Fjalori
VARUR

VÁRUR (i, e) mb. 1.është i kapurpjesën e sipërme në një gozhdë, në një çengel, në një tel etj., që ka ngecur a është lidhur diku e rri pezull. Rri i varur. Peshqit ishinvarurtelat e rrjetës. Vazoja e porcelanit ishte e varur mbi murin e sallës.
2.është mbytur duke i shtrënguar fytin me litar (i dënuar). shtëpinë e të varurit nuk duhet zënëgojë litarin. (fj. u.). E gjetënvarur.
3.është ulur poshtë; i përkulur; i lëshuar poshtë. Me duarvarura. Me supevarura. Me faqevarura. Rri me këmbëvarura.
4. I pjerrët, jo i sheshtë. Vend i varur. Vend i varur drejt fushës. Shpatevarura.
5.është nën varësinë a nën urdhrat e dikujt, që përgjigjet para tij për diçka, që i merr urdhrat e udhëzimet prej andej; që ështëdorëdikujt, që s'ka pavarësi. Vend i varur politikisht (ekonomikisht).
6. fig. Që nuk është zgjidhur përfundimisht, që ka mbetur pezull. E la punënvarur. Çështja ka mbetur e paqartë, e lanëvarur.
7. gjuh. ka varësi gramatikore nga një gjymtyrë tjetër; i nënrenditur. Gjymtyrë e varur. Fjali e varur fjali e nënrenditur.
Sin.: i lëvarur, i ulur, i rënë, i rrëpirët, pezull, i pazgjidhur, i ndërvarur, i kushtëzuar, i vithisur.
Me *buzëtvarura (varur). Me *hundëvarura (varur). Si i varur në *hënëz.

VARUR

VÁRUR,~I (i) m. sh. ~, ~IT (të) qenët i varur, ai është mbytur duke i shtrënguar fytin me litar (i dënuar). Ai ishte një ngavarurit. Të varurin e lanë një javë në mes të pazarit.

VARUR

VÁRUR,~A (e) f. sh. ~A, ~AT (të) qenët e varur, ajoështë mbytur duke i shtrënguar fytin me litar (e dënuar). Së varurës nuk i dihet varri. varurat e kampit nazist.
Me *buzët varur (të varura). Me *hundë varur (të varura). Nuk na la *armët varur (dikush) iron. S’e la *dyfekun varur (dikush) iron. Nuk la *kërrabën varur(dikush) iron. E lë varur (dikë a diçka) nuk e ndaj se ç’duhet bërë me dikë a me diçka, nuk e zgjidh as këtej e as andej; nuk merrem me të; e lë pezull. I mban buzët varur (dikush) është i mërzitur a i zemëruar; nuk flet e rri si i zymtë; është i pakënaqur; i vari (i lëshoi) buzët një pëllëmbë. Mbeti (është) varur (*pezull). Me *turinj varur.

VARUR

VÁRUR ndajf. 1.mënyrëtillëpjesa e poshtme e diçkajevaretrrijëajërnjëfarë lartësie nga toka, pa u mbështetur; pezull. Rri (qëndron) varur. Mbeti varur. Shkoi e mori torbën që e kishte lënë varur në një shelg.
2. fig. Pa u përfunduar a pa u zgjidhur, pezull. E la punën varur. E la varur atë zgjidhje. Në qoftë se nuk i mbaron punën, mos e mbaj varur tjetrin. Mbeti varur.


Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: VAR
VAR

VAR vep., ~A, ~UR 1. kal. Kap diçka te pjesa e sipërme në një gozhdë, në një çengel, në një tel etj., e ngec a e lidh dikumënyrëtillë që të rrijë pezull. Var llambën. Var xhaketën (pallton). Var pikturën (tablonë, portretin). Vargozhdë (në çengel). Var kusinëvargua. Vari pushkën në mur.
2. kal. Ngjit diçka në mur, e vë në mur a në një vend tjetërdukshëm për ta parëtjerët. Var listën (shpalljen). Var një banderolë. Varëm një stendë në korridorin kryesorshkollës.
3. kal. I vë dikujt litarin si lak në grykë, e lidh a e tërheq sipër dhe e mbyt, ia lidh litarinqafë dhe e shtrëngoj që të vdesë. E varënlitar. E varën fashistët.
4. kal. Ul poshtë, përkul diçka; e zbres tatëpjetë, e çoj poshtë. Vari kokën. Vari krahët (këmbët). I vari dhitë malit.
5. fig. bised., kal. (me trajtëshkurtër përemërore) Tregoj pak kujdes ose vëmendje për dikë a për diçka, nuk i kushtoj vëmendjen e duhur, e lë pas dore; e lë mënjanë, e braktis tërësisht. Ia vari punës (detyrës). Ai ua varte mësimeve. Ia varisëmurit. Ua vari pleqve.
6. fig., kal. (me pjesëzat mohuese nuk, s’, mos). Nuk e vlerësoj e nuk e nderoj dikë, nuk ia dëgjoj fjalën, e shpërfill dikë a diçka, as që pyes fare për të. Ai nuk ua varte veshin këshillavetyre.
7. fig., kal. Mbështet një shpresë, fatin etj. te dikush a te diçka. I varëm shpresat tek ai. gjitha shpresat i kanë varur tek ata.
8. fig. bised., kal. I ngarkoj dikujt një punë a një detyrë, ia bëj barrë dikujt. Ia varën atë këmborë. Ma varën mua atë punë. Ma varën mua atë detyre.
Sin.: lëvar, kacavar, ndej, përvar, vjerr, nder, lëshoj, ul, vjegoj, ndërvar.
E var në *akull (dikë) mospërf. E vari në *grremç (diçka). Nuk ia var *hejbetë (dikujt) mospërf. I vari (i lëshoi) *hundët (një pëllëmbë) (dikush). S’ia var *kapistallin (dikujt) keq. I varën *këmborën (dikujt) mospërf. Nuk ia var *këmborën (dikujt) mospërf. Vari *kokën (kryet) (dikush). Vari kryet (*kokën) (dikush). I varën (i vunë) *legenin (dikujt) mospërf. Ia vari *lëkurën (dikujt). Do varur për *llape (dikush) përb. Ia vari (ia la) në *qafë (për qafe) (dikujt). I var *shpresat (te dikush a te diçka). I varën (i vunë) *teneqenë (dikujt) mospërf. Nuk ia var *torbën (trastën) (dikujt) mospërf. I vari (i uli) *veshët (dikush). Nuk ia var *veshin (dikujt a diçkaje). I varën *zilen(dikujt) mospërf.


Rezultate të ngjashme

VARÚL/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Enë e madhe prej druri që shërben për të mbajtur verë, bulmet, turshi etj. varelë. Varule për verë. Varulet e drurit.Sin.: sheke, vozë, kade, tinar.

Shfaq përkufizimin e plotë →

VARUNÍ,~A f. sh. ~, ~TË Vartësi.

Shfaq përkufizimin e plotë →

VARÚN/Ë,~A f., fet. Një nga perënditë e Rig Vedës; sovran i gjithësisë dhe rojë e ligjit kozmik; në hinduzmin e mëvonshëm njihet si perëndi e ujërave.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.