Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
►VARRÓS/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Shtihem në varr. Ai u varros pa lënë asnjë kujtim pas vetes. Ajo u varros dhe u bë një me dheun.
2. fig., vetv., vet. v. III Përmbyset; groposet; flaket tutje përgjithmonë (një sistem, e vjetra etj.). U varros e vjetra, për t’i hapur rrugën së resë.
3. pës. e VARRÓS.
✱Sin.: gropohem, kallem.
VARRÓS vep., ~A, ~UR 1. kal. E shtie të vdekurin në varr dhe e mbuloj me dhe, e shtie në dhe; kund. zhvarros. Varrosi gjyshen. E varrosen me nderime. E varrosen në varrezat e qytetit. Gjyshi e varrosi gruan e tij në një varr të thjeshtë.
2. fig. E quaj të vjetruar a të përmbysur diçka; gropos; e flak tutje, e zhduk; e humbas a e harroj përgjithnjë. I varrosën zakonet prapanike. E varrosëm botën e vjetër (pushtetin e vjetër). I varrosi shpresat.
3. fig., kal. E mbyll fare një punë a një çështje, e bëj që të mos dalë më në shesh. Aty e tha, aty e varrosi. Aty e varrosi çdo dyshim.
4. pës. e VARRÓSEM.
✱Sin.: varroj, mbuloj, kall, gropoj, mbëltoj.
VARRÓS vep., ~A, ~UR 1. kal. E shtie të vdekurin në varr dhe e mbuloj me dhe, e shtie në dhe; kund. zhvarros. Varrosi gjyshen. E varrosen me nderime. E varrosen në varrezat e qytet…
Shfaq përkufizimin e plotë →VARRÓSJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Varrim1,2. Dita e varrosjes.2. fig. Veprimi kur flakim tutje diçka që i ka ikur koha, që është vjetruar a kur mbyllim një punë, një çështje, një prob…
Shfaq përkufizimin e plotë →VARRÓSUR (i, e) mb. 1. Që është varrosur; që është futur në dhe. Njeri i varrosur. Grua e varrosur.2. fig. Që është quajtur i vjetruar; që është zhdukur; që është harruar përgjithn…
Shfaq përkufizimin e plotë →VÁRRÓSUR,~I (i) m. sh. ~, ~IT (të) Të qenët i varrosur, ai që është shtënë në varr, që është varrosur; që është mbuluar me dhe. Të varrosurit nuk përgojohen. Përkujtojnë të varrosu…
Shfaq përkufizimin e plotë →VÁRRÓSUR,~A (e) f. sh. ~A, ~AT (të) Të qenët e varrosur, ajo që është shtënë në varr, që është varrosur; që është mbuluar me dhe. Ndjesë për të varrosurit dhe të varrosurat!✱Sin.: …
Shfaq përkufizimin e plotë →VARRÓSËS,~I m. sh. ~, ~IT Ai që varros të vdekurin, varrmihës. Duart e varrosësit.✱Sin.: varrtar, varrgërmonjës, varrhapës.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë