Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
►VARRAKÁT/EM jovep., ~TA (u), ~TUR bised. 1. vetv. Zgjatem shumë në një punë për ta përfunduar; zvarritem, vonohem; e bëj ngadalë dhe si me zor. U varrakat shumë në atë punë. Varrakatet shumë. Mos u varrakat! Shumë u varrakate, na vonove kot.
2. pës. e VARRAKAT.
✱Sin.: zhargem, zhargitem, tororisem, zvarget.
VARRAKÁT (VARRAKÁS) vep., ~A, ~UR bised., kal. E zgjat shumë kohën gjatë së cilës bëhet një punë a kryhet diçka, e vonoj përfundimin e saj, e zvarrit, e mbaj nëpër duar për një koh…
Shfaq përkufizimin e plotë →VARRAKÁTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET bised. Veprimi kur varrakat a varrakatem. Varrakatja e punës. Varrakatja e projektit. Varrakatja e dasmës.✱Sin.: zvarritje, vonim, zhargim, zhargitje,…
Shfaq përkufizimin e plotë →VARRAKÁTUR (i, e) mb., bised. Që është varrakatur; që e shtyn me sot me nesër. Punë e varrakatur. Dokumente (projekte) të varrakatura. Aktivitet i varrakatur.✱Sin.: i zvarritur, i …
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë