Fjalori
VARRAKAT

VARRAKÁT (VARRAKÁS) vep., ~A, ~UR bised., kal. E zgjat shumë kohën gjatëcilës bëhet një punë a kryhet diçka, e vonoj përfundimin e saj, e zvarrit, e mbaj nëpër duar për një kohëgjatë pa e përfunduar, e shtyj më sot, më nesër. I varrakat punët. E varrakati dasmën. Nuk i varrakat punët. E varrakati projektin për një kohëgjatë.
Sin.: zgjat, tororis, vonoj, zhargit, zhargoj.


Rezultate të ngjashme

►VARRAKÁT/EM jovep., ~TA (u), ~TUR bised. 1. vetv. Zgjatem shumë në një punë për ta përfunduar; zvarritem, vonohem; e bëj ngadalë dhe si me zor. U varrakat shumë në atë punë. Varra…

Shfaq përkufizimin e plotë →

VARRAKÁTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET bised. Veprimi kur varrakat a varrakatem. Varrakatja e punës. Varrakatja e projektit. Varrakatja e dasmës.Sin.: zvarritje, vonim, zhargim, zhargitje,…

Shfaq përkufizimin e plotë →

VARRAKÁTUR (i, e) mb., bised. Që është varrakatur; që e shtyn me sot me nesër. Punë e varrakatur. Dokumente (projekte) të varrakatura. Aktivitet i varrakatur.Sin.: i zvarritur, i …

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.