Fjalori
VARIETET

VARIETÉT,~I m. sh. ~E, ~ET biol. (lat. Varietas) Grup i veçantë bimësh a kafshësh që ka disa veçorindryshme nga përbërësit e tjerë të po atij lloji, që i ruajnë këto cilësi për disa brezni, nënndarje brenda llojit; lari. Varietet i ri. Varietet gruri (misri). Varietete domatesh (patatesh). Misër varieteti “Dibra”. Varietet rrushi.
Sin.: lloj, soj, kultivar, larmi, nënndarje, shumëllojshmër.


Rezultate të ngjashme

VARIETÉ mb. Që ka të bëjë me varietenë, që i përket varietesë, i varietesë, që bëhet me variete. Shfaqje variete. Program variete. Koncert variete.

Shfaq përkufizimin e plotë →

VARIETÉ,~JA f. sh. ~, ~TË Shfaqje artistike me këngë, valle, skeçe, numra akrobatikë etj.; shfaqje që ka një program të pasur me numra të ndryshëm argëtues. Variete muzikore. Progr…

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.