Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
VARIÁNT,~I m. sh. ~E, ~ET libr. 1. Lloj tjetër i diçkaje, formë a trajtë e re e diçkaje, që ndryshon pak nga të tjerat ose që është e ngjashme me to; motërzim. Variant dialektor i fjalës (gjuh.). Variant i afërt. Variant i ri. Variant drejtshkrimor (gjuh.). Variant i një kënge popullore. Variant fonetik (morfologjik) (gjuh.). Varianti i ri i një projekti.
2. Mënyrë tjetër për të bërë diçka; lëvizje ose mënyrë e ndryshme veprimi në një lojë, në një stërvitje ushtarake etj. Variant i mundshëm. Variante taktike. Zbatuam njërin variant.
✱Sin.: lloj, formë, trajtë, mënyrë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë