Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
VARIACIÓN,~I m. sh. ~E, ~ET 1. libr. Ndryshim në anët a në pjesët e dorës së dytë të diçkaje, pa prekur atë që është kryesore ose thelbësore, ndryshim në disa tipare jo të qenësishme; ndryshim, lëvizja a luhatje e diçkaje brenda një mase të caktuar. Variacioni i relievit. Variacionet e temperaturës.
2. Ndërrim nga një gjendje në një tjetër; ndërrimi i veprimeve, i punës a i mënyrës së jetesës së përditshme për të larguar mërzitjen ose për të thyer monotoninë; larmi. Punë me variacione. E kalon verën në fshat për variacion.
3. muz. Ndryshim që i bëhet një melodie a një teme muzikore, pa prekur elementet kryesore të motivit të saj. Variacion melodik. Temë me variacione.
✱Sin.: llojllojshmëri, ndryshueshmëri.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë