Fjalori
VARI

Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: VAR
VAR

VAR vep., ~A, ~UR 1. kal. Kap diçka te pjesa e sipërme në një gozhdë, në një çengel, në një tel etj., e ngec a e lidh dikumënyrëtillë që të rrijë pezull. Var llambën. Var xhaketën (pallton). Var pikturën (tablonë, portretin). Vargozhdë (në çengel). Var kusinëvargua. Vari pushkën në mur.
2. kal. Ngjit diçka në mur, e vë në mur a në një vend tjetërdukshëm për ta parëtjerët. Var listën (shpalljen). Var një banderolë. Varëm një stendë në korridorin kryesorshkollës.
3. kal. I vë dikujt litarin si lak në grykë, e lidh a e tërheq sipër dhe e mbyt, ia lidh litarinqafë dhe e shtrëngoj që të vdesë. E varënlitar. E varën fashistët.
4. kal. Ul poshtë, përkul diçka; e zbres tatëpjetë, e çoj poshtë. Vari kokën. Vari krahët (këmbët). I vari dhitë malit.
5. fig. bised., kal. (me trajtëshkurtër përemërore) Tregoj pak kujdes ose vëmendje për dikë a për diçka, nuk i kushtoj vëmendjen e duhur, e lë pas dore; e lë mënjanë, e braktis tërësisht. Ia vari punës (detyrës). Ai ua varte mësimeve. Ia varisëmurit. Ua vari pleqve.
6. fig., kal. (me pjesëzat mohuese nuk, s’, mos). Nuk e vlerësoj e nuk e nderoj dikë, nuk ia dëgjoj fjalën, e shpërfill dikë a diçka, as që pyes fare për të. Ai nuk ua varte veshin këshillavetyre.
7. fig., kal. Mbështet një shpresë, fatin etj. te dikush a te diçka. I varëm shpresat tek ai. gjitha shpresat i kanë varur tek ata.
8. fig. bised., kal. I ngarkoj dikujt një punë a një detyrë, ia bëj barrë dikujt. Ia varën atë këmborë. Ma varën mua atë punë. Ma varën mua atë detyre.
Sin.: lëvar, kacavar, ndej, përvar, vjerr, nder, lëshoj, ul, vjegoj, ndërvar.
E var në *akull (dikë) mospërf. E vari në *grremç (diçka). Nuk ia var *hejbetë (dikujt) mospërf. I vari (i lëshoi) *hundët (një pëllëmbë) (dikush). S’ia var *kapistallin (dikujt) keq. I varën *këmborën (dikujt) mospërf. Nuk ia var *këmborën (dikujt) mospërf. Vari *kokën (kryet) (dikush). Vari kryet (*kokën) (dikush). I varën (i vunë) *legenin (dikujt) mospërf. Ia vari *lëkurën (dikujt). Do varur për *llape (dikush) përb. Ia vari (ia la) në *qafë (për qafe) (dikujt). I var *shpresat (te dikush a te diçka). I varën (i vunë) *teneqenë (dikujt) mospërf. Nuk ia var *torbën (trastën) (dikujt) mospërf. I vari (i uli) *veshët (dikush). Nuk ia var *veshin (dikujt a diçkaje). I varën *zilen(dikujt) mospërf.


Rezultate të ngjashme

VARIÁNT,~I m. sh. ~E, ~ET libr. 1. Lloj tjetër i diçkaje, formë a trajtë e re e diçkaje, që ndryshon pak nga të tjerat ose që është e ngjashme me to; motërzim. Variant dialektor i …

Shfaq përkufizimin e plotë →

VARÍC/E,~JA f. sh. ~E, ~ET mjek. Venë, kryesisht e këmbëve, e ënjtur, e shtrembëruar ose e zgjatur dhe e zgjeruar në mënyrë të çrregullt për arsye të qarkullimit të keq të gjakut. …

Shfaq përkufizimin e plotë →

VARIDÁT,~I m. nj., fin. 1. Të ardhurat nga vjelja e taksave; të ardhura të shtetit.2. fig. Aftësi, zotësi; mundës për të bërë diçka. Ai nuk ka varidat për atë punë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

VARIETÉ mb. Që ka të bëjë me varietenë, që i përket varietesë, i varietesë, që bëhet me variete. Shfaqje variete. Program variete. Koncert variete.

Shfaq përkufizimin e plotë →

VARIETÉ,~JA f. sh. ~, ~TË Shfaqje artistike me këngë, valle, skeçe, numra akrobatikë etj.; shfaqje që ka një program të pasur me numra të ndryshëm argëtues. Variete muzikore. Progr…

Shfaq përkufizimin e plotë →

VARIK/ÚA,~ÓI m. sh. ~ÓNJ, ~NJTË Vend me ujë, tokë me vlagë, tokë pjellore. Atje poshtë te kroi i madh, tek ata varikonjtë ka qenë një stan dikur. Këtu pranë fshatit, ka disa variko…

Shfaq përkufizimin e plotë →

VARÍS vep., ~A, ~UR kal. I dal përkrah dikujt, e ndihmoj dikë, i gjendem pranë; i bëhem krah. E varisën shokët. Nuk e varisi askush.

Shfaq përkufizimin e plotë →

►VARÍS/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv 1. Më bëhet krah, përkrahem, ndihmohem nga dikush, më gjendet pranë. U varis nga shokë. Shokët e tij u varisën gjatë periudhës së vështirë. Askus…

Shfaq përkufizimin e plotë →

VARÍSJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Veprimi kur varis a varisem. Varisja e shokut. E ka një varisje të fortë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

VARÍSUR (i, e) mb. Që është varisur, i ndihmuar. Njeri i varisur. Familje e varisur.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.