Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
VARG/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. kal. E bëj varg diçka, e shkoj në varg, e shkoj në pe. Vargoj fiqtë (qepët, hudhrat). I vargojmë fiqtë e i varim të thahen. Vargoi dhuratat. Vargoi rruazat (tespihet). Vargoj gështenjat në pe. I vargoi gjethet e duhanit në spango. Gjyshja i vargonte gështenjat e ziera e i bënte lavare. Ajo vargoi shumë gjethe livande për t’i tharë në diell. Vargoi rruazat (tespihet). Vargoi perlat për të bërë një unazë.
2. kal. Vendos njërin pas tjetrit në radhë, radhit, rreshtoj, i bëj varg. Vargoi bagëtinë. I vargoi njerëzit. Vargoi makinat. I varguan kuajt. Mësuesja i vargoi fëmijët për të bërë krosin pranveror.
3. fig. I vë në varg e i lidh njërin me tjetrin, i nxjerr njërin pas tjetrit. Vargoi fjalët (mendimet). Vargoj ngjarjet.
4. vjet. Thur vargje, bëj vjersha vargëzoj.
5. fig. keq. E zvarrit diçka, e zgjat shumë, e bëj tërkuzë. E ke varguar shumë atë punë.
6. vjet., jokal. Thur vargje, bëj vjersha, vargëzoj. Vargon vargje. Vargon vjersha.
✱Sin.: rendis, rendoj, vargëtoj, vargoj, vistroj, thur, zvarris.
VARG/ÚA,~ÓI m. sh. ~ÓNJ, ~ÓNJTË 1. Vargor. E vari në vargua.2. vet. sh. Dy unaza hekuri, të lidhura midis tyre me zinxhir, të cilat u vihen të burgosurve a të arrestuarve; pranga; …
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë