Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
VARGËZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. kal. Rendit njërin pas tjetrit, i vë varg, vargoj. Vargëzoj ngjarjet.
2. jokal., vet. v. III Vihet varg me të tjerë; vjen varg me të tjerë, vjen në radhë pas një tjetri a pas të tjerëve, formon një varg. Vargëzojnë malet (kodrat). Vargëzojnë shtëpitë (plepat). Vargëzojnë drurët. Plepat që vargëzonin gjatë gjithë rrugës sikur e largonin vapën.
3. fig., keq., kal. E zvarrit një punë a një çështje, e zgjat tepër diçka, e heq zvarrë. E vargëzoi vendimin (punën). E vargëzoi çështjen (zgjidhjen). E vargëzoi dorëzimin e projektit.
4. let., kal., edhe jokal., vet. v. III Thur vargje, bëj poezi, vjershëroj. Filloi qysh herët të vargëzonte. Vargëzonte që në bankat e shkollës.
5. kal. Vë a kthej në vargje një prozë (tregim). E vargëzoi tregimin.
6. keq., kal., edhe jokal. Bëj vjersha të dobëta nga ana ideoartistike, thur vargje pa vlerë. Vargëzon (vargje) vjersha të vakëta.
✱Sin.: rreshtoj, renditet, rreshtohet, vargëtoj.
VARGËZÍM,~II m. sh. ~E, ~ET Veprimi kur vargëzoj; formim i një vargu njerëzish a sendesh. Vargëzimi i ngjarjeve. Vargëzimi i mendimeve. Vargëzimi i fidanëve.✱Sin.: vargim, renditje…
Shfaq përkufizimin e plotë →VARGËZÍM,~III m. sh. ~E, ~ET let. Sistem parimesh, rregullash e mënyrash për të thurur vargje, për ndërtimin e vargjeve dhe të strofave, teknika për të thurur vargje. Mjeshtër i va…
Shfaq përkufizimin e plotë →►VARGËZ/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR 1. vetv., vet. v. III Vihet varg me të tjerë, hyn në radhë pas një tjetri, vjen varg, formon një varg, vargohet. Vargëzohen shtyllat elektrike. V…
Shfaq përkufizimin e plotë →VARGËZÚAR (i, e) mb. 1. Që është vargëzuar, që është vendosur në radhë me të tjerë. Në mënyrë të vargëzuar. Male (kodra) të vargëzuara. Shtëpitë ishin të vargëzuara njëra pas tjetr…
Shfaq përkufizimin e plotë →VARGËZÚES,~I m. sh. ~, ~IT keq. Ai që bën vjersha të dobëta nga përmbajtja dhe ndërthurja ideoartistike, ai që thur vargje pa vlerë, vargëtar; krijues i keq e pa talent, poetuc; be…
Shfaq përkufizimin e plotë →VARGËZÚES/E,~JA f. sh. ~E, ~ET keq. Ajo që bën vjersha të dobëta nga përmbajtja dhe ndërthurja artistike, ajo që thur vargje pa vlerë, vargëtare; krijuese e keqe e pa talent, poetu…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë