Fjalori
VARG

VAR/G,~GUI m. sh. ~GJE, ~GJET 1. Radhë sendesh të një lloji, të shkuara në pe, në tel etj. ose që janë lidhura a gërshetuar njëri me tjetrin. Vargje duhani. Varg qepësh (hudhrash). Një varg rruazash. Vargje me fiq. Shkoj (duhanin) në varg.
2. Grup sendesh të një lloji, që janë vendosur njëri pas tjetrit në një radhë; radhë njerëzish, kafshësh etj., që lëvizin a që ecin në të njëjtin drejtim e zakonisht për një. Varg i pafund. Vargu i njerëzve. Vargu i shtëpive. Vargu i makinave. Vargu i patave. Vargu i maleve. Varg shkëmbinjsh.
3. fig., kryes. nj. Një radhë gjërash a ngjarjeshvijnë njëra pas tjetrësmënyrëpandërprerë. Varg protestash. Varg arritjesh. Në vargun e sukseseve. Varg fjalësh (mendimesh). Në vargun e viteve. Në vargun e ngjarjeve.
4. let. Njësi poetikepërbëhen prej fjalësh e fjalish të shkruara në një radhë dhekanë një ritëm dhe një numërcaktuar rrokjesh; çdo frazë ritmikekrijohet nga alternimi i një sasiecaktuar rrokjeshtheksuara e të patheksuara; vet. sh. vjershë, poezi. Romanvargje. Shkruan (thur) vargje. Strofë me katër vargje.
5. Pjesa e parë e emërtimeve për llojendryshme vargjeshpërdorënkrijimtarinë poetike. Varg i bardhë vargu që nuk ka rimë me ndonjë varg tjetër, sepse mundëson një vazhdimësi më të madhe dhe tinguj më të afërm me ligjërimin e përditshëm sesa vargu i rimuar, e gjejmëvargjet e eposit të kreshnikëve. Varg i lirë lloj vargu që nuk ka një numërcaktuar rrokjesh, theksash ritmikë e pauzash ose nuk formon strofa me rima sipas skemave tradicionale të metrikës. Varg i thyer varg i copëzuar që për arsye theksimi, intonacioni etj. copëzohet a shkruhet i ndarë. Vargu aleksandrin përbëhet nga dymbëdhjetë derigjashtëmbëdhjetë rrokje me një cezurë në mes pas rrokjesgjashtë ose të tetë. Varg i dyzuar dy vargje pesërrokëshe, dy gjashtërrokëshe; dy shtatërrokëshe, paraqitenlidhura në një vargvetëm dhe krijojnë një vargdyzuar. Varg i dyfishtë varg i dyzuar. Varg dymbëdhjetërrokësh. Varg heroik varg në metrikën e lashtë që ka dhjetë rrokje e pesë theksa dherimon me vargun vijues. Varg klishe vargpërsëritet gjithmonë njësoj.
6. spec. Tërësi madhësish të vendosura në një radhëcaktuar; grup bashkimesh kimikekanë një lidhjecaktuar ndërmjet tyre. Varg gjeometrik. Varg radioaktiv. Varg numerik. Varg natyror. Vargu i uranit.
7. edhe fig., kryes. nj. Numër i madh, sasi e madhe qeniesh, gjërash a dukurishvijnë njëra pas tjetrës ose që formojnë një grup; disa. vargun e arritjeve. Varg fjalësh (mendimesh). Në vargun e viteve. Në vargun e ngjarjeve. Një varg bimësh nuk e durojnë thatësirën. Kishte një varg të metash (dobësish). Paraqiti një varg kërkesash. Ngriti një varg çështjesh. Bëri një varg pyetjesh. Ka shkruar një varg librash
Sin.: rresht, vistër, vistrak, vargan, vargua, vargare, vardar, kordon, tufë, kalivare, kalisher, kolonë, vazhdar, seri, sërë, qerthull, radhë.
Varg e varg një pas një, njëri pas tjetrit, me radhë, radhazi, zinxhir; varg pas vargu; varg e vijë; varg e vistër (e vijë). Varg pas vargu shih varg e varg. Varg e vistër (e vijë) një pas një; njëri pas tjetrit; radhazi, me radhë e pa ndërprerje; varg e varg; varg pas vargu.

VARG

VAR/G,~GUII m. sh. ~GJE, ~GJET Njerëzit e shtëpisë; familja. Qysh e ke vargun? Vargu është mirë. A jenivarg? A e keni vargun? Sa ta kemi vargun, jemi mirë.

VARG

VAR/G,~GUIII m. sh. ~GJE, ~GJET Vargor, vargua, zinxhir. Vargu i sahatit. Vargu i zjarrit (oxhakut). Vargu i kusisë.
Sin.: pranga, hekura.

VARG

VARG ndajf. Një pas një, njëri pas tjetrit, në radhë, në rresht për një. Shkonin (vinin) varg. Ishin varg. Hynë varg. Lidhen varg. U bënë varg.
Sin.: rresht, zinxhir, vistër.


Rezultate të ngjashme

VARGÁN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Radhë e gjatë njerëzish, kafshësh etj., që lëvizin a që ecin në një drejtim e zakonisht për një; grup sendesh që janë vendosur njëri pas tjetrit në një vij…

Shfaq përkufizimin e plotë →

VARGÁN ndajf. Njëri pas tjetrit në një vijë të gjatë, varg. U nisën vargan. U bënë vargan. Ecnin vargan. Shkonin (vinin) vargan. Ishin vargan. Hynë vargan. Lidhen vargan.Sin.: rad…

Shfaq përkufizimin e plotë →

VARGÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Vargan.

Shfaq përkufizimin e plotë →

VÁRGAS ndajf. Varg, vargan, rresht. Shkonin (vinin) vargas.

Shfaq përkufizimin e plotë →

VÁRGC/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Varëse, gjerdan, qafore, gushore. Vargcë argjendi.

Shfaq përkufizimin e plotë →

VARGÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur vargoj njerëz, kuaj, makina etj. apo vargohem. Vargim i njerëzve. Vargimi i bagëtive. Vargimi i makinave. Vargim i përmortshëm.2. Bërja varg…

Shfaq përkufizimin e plotë →

VARGÍT (VARGÍS) vep., ~A, ~UR kal. Vargoj.

Shfaq përkufizimin e plotë →

VARG/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. kal. E bëj varg diçka, e shkoj në varg, e shkoj në pe. Vargoj fiqtë (qepët, hudhrat). I vargojmë fiqtë e i varim të thahen. Vargoi dhuratat. Vargoi rrua…

Shfaq përkufizimin e plotë →

VARGÓJ,~TË m. vet. sh. 1. Vargua, vargor. Gjatësia e vargojve.2. Zinxhirët e qenit. E lidhi qenin në vargoj. Vargojtë e qenit.

Shfaq përkufizimin e plotë →

VARGÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Zinxhir me hallka të trasha e të mëdha e me një çengel në fund, që varet në oxhak dhe që shërben për të mbajtur kusinë a gjymin mbi zjarr; vargua. Hallkat …

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.