Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
VARÉ,~JAI f. sh. ~, ~TË Çekan i madh hekuri, që përdoret për të thyer gurë të mëdhenj, për të rrahur hekurin e skuqur në zjarr ose për të çarë trungje me pykë, tokmak. I bien shkëmbit me vare. E goditi (e theu) me vare. Kishte marrë një çekan të madh sa një vare. Rëndon si vare.
✱Sin.: maj, majth.
♦ E ka kokën vare (dikush) shih e ka kokën shkëmb (dikush).
VAR vep., ~A, ~UR 1. kal. Kap diçka te pjesa e sipërme në një gozhdë, në një çengel, në një tel etj., e ngec a e lidh diku në mënyrë të tillë që të rrijë pezull. Var llambën. Var xhaketën (pallton). Var pikturën (tablonë, portretin). Var në gozhdë (në çengel). Var kusinë në vargua. Vari pushkën në mur.
2. kal. Ngjit diçka në mur, e vë në mur a në një vend tjetër të dukshëm për ta parë të tjerët. Var listën (shpalljen). Var një banderolë. Varëm një stendë në korridorin kryesor të shkollës.
3. kal. I vë dikujt litarin si lak në grykë, e lidh a e tërheq sipër dhe e mbyt, ia lidh litarin në qafë dhe e shtrëngoj që të vdesë. E varën në litar. E varën fashistët.
4. kal. Ul poshtë, përkul diçka; e zbres tatëpjetë, e çoj poshtë. Vari kokën. Vari krahët (këmbët). I vari dhitë malit.
5. fig. bised., kal. (me trajtë të shkurtër përemërore) Tregoj pak kujdes ose vëmendje për dikë a për diçka, nuk i kushtoj vëmendjen e duhur, e lë pas dore; e lë mënjanë, e braktis tërësisht. Ia vari punës (detyrës). Ai ua varte mësimeve. Ia vari të sëmurit. Ua vari pleqve.
6. fig., kal. (me pjesëzat mohuese nuk, s’, mos). Nuk e vlerësoj e nuk e nderoj dikë, nuk ia dëgjoj fjalën, e shpërfill dikë a diçka, as që pyes fare për të. Ai nuk ua varte veshin këshillave të tyre.
7. fig., kal. Mbështet një shpresë, fatin etj. te dikush a te diçka. I varëm shpresat tek ai. Të gjitha shpresat i kanë varur tek ata.
8. fig. bised., kal. I ngarkoj dikujt një punë a një detyrë, ia bëj barrë dikujt. Ia varën atë këmborë. Ma varën mua atë punë. Ma varën mua atë detyre.
✱Sin.: lëvar, kacavar, ndej, përvar, vjerr, nder, lëshoj, ul, vjegoj, ndërvar.
♦ E var në *akull (dikë) mospërf. E vari në *grremç (diçka). Nuk ia var *hejbetë (dikujt) mospërf. I vari (i lëshoi) *hundët (një pëllëmbë) (dikush). S’ia var *kapistallin (dikujt) keq. I varën *këmborën (dikujt) mospërf. Nuk ia var *këmborën (dikujt) mospërf. Vari *kokën (kryet) (dikush). Vari kryet (*kokën) (dikush). I varën (i vunë) *legenin (dikujt) mospërf. Ia vari *lëkurën (dikujt). Do varur për *llape (dikush) përb. Ia vari (ia la) në *qafë (për qafe) (dikujt). I var *shpresat (te dikush a te diçka). I varën (i vunë) *teneqenë (dikujt) mospërf. Nuk ia var *torbën (trastën) (dikujt) mospërf. I vari (i uli) *veshët (dikush). Nuk ia var *veshin (dikujt a diçkaje). I varën *zilen(dikujt) mospërf.
VAREKÍN,~I m. Zbardhje, çngjyrosje, zbardhim.
Shfaq përkufizimin e plotë →VARELÁ,~U m. sh. ~, ~TË Varelar.✱Sin.: vozëtar, vozabërës, vozaxhi, varela.
Shfaq përkufizimin e plotë →VARELÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Mjeshtri që bën varela, vozabërës. Është varelar me përvojë. Ai varelari i bën varelat të mira, s’ke ç’i thua. Në fshatin tonë, ka disa varelarë që bëjnë …
Shfaq përkufizimin e plotë →VARÉL/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Fuçi e madhe prej druri, që shërben për të mbajtur vaj, bulmet, turshi, djathë, vaj etj., vozë e madhe; sasi sa nxë kjo lloj fuçie. Një varelë djathë. Var…
Shfaq përkufizimin e plotë →►VÁR/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Kapem në një degë, në një litar a në diçka tjetër dhe qëndroj pa u mbështetur poshtë, mbahem diku lart dhe rri pezull, kacavarem. U var në një …
Shfaq përkufizimin e plotë →VARESÚZ,~E mb. Që është dembel, përtac; që është i ngathët, i plogët. Ai është varesuz i madh. Djalë varësuz. Vajzë varësuze.
Shfaq përkufizimin e plotë →VARÉSUZ,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që është dembel, përtac; që është i ngathët, i plogët. Ai varesuzi nuk e bën një punë. Nuk mbaron kurrë punë me atë varësuz.✱Sin.: bjerraditës, bythëpa…
Shfaq përkufizimin e plotë →VARÉSUZ/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që është dembele, përtace; që është e ngathët, e plogët, bjerraditëse. Është varesuze e madhe.
Shfaq përkufizimin e plotë →VARÉS/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Fuçi druri e madhe, varelë. Varesë prej druri.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë