Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
VANDÁL,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. hist. Pjesëtar i një popullsie të hershme gjermane e cila në shekullin V u dynd nga brigjet e lumit Oder, pushtoi një pjesë të Perandorisë Romake, plaçkiti Romën dhe shkatërroi shumë monumente të artit e të kulturës. Dyndjet e vandalëve. Shteti i vandalëve. Sulmet e vandalëve. Veprimet e vandalëve.
2. fig., keq. Ai që prish e shkatërron në mënyrë barbare monumentet e artit e të kulturës dhe çdo gjë tjetër me vlerë; njeri i egër e barbar, shkatërrimtar i pamëshirshëm. Vandalët fashistë (nazistë). Vandalët e kohës sonë. Veprime prej vandali.
✱Sin.: barbar, shkatërrimtar, i egër, mizor.
VANDALIZÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur vandalizoj a vandalizohet. Vandalizim i pamëshirshëm. Vandalizim barbar. Vandalizimi i monumenteve.2. Gjendja kur përdoret dhunë e pamës…
Shfaq përkufizimin e plotë →►VANDALIZ/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR 1. vetv., vet. v. III Shkatërrohet në mënyrë barbare e të pamëshirshme gjithçka me vlerë; dhunohen, masakrohen dhe terrorizohen njerëz të pafaj…
Shfaq përkufizimin e plotë →VANDALIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. kal., vet. v. III Shkatërroj në mënyrë barbare e të pamëshirshme monumentet e artit e të kulturës dhe të gjitha gjërave me vlerë. Pushtuesit kishin …
Shfaq përkufizimin e plotë →VANDALIZÚAR (i, e) mb. 1. Që është vandalizuar; që është rrënuar e prishur gjithçka, që është vandalizuar. Monumente të vandalizuara. Pronë e vanalizuar.2. Që është përdorur dhunë …
Shfaq përkufizimin e plotë →VANDALÍZ/ËM,~MI m. sh. ~MA, ~MAT Shkatërrim barbar e i pamëshirshëm i monumenteve të artit e të kulturës dhe i të gjitha gjërave me vlerë; plaçkitje e papërmbajtur, e shoqëruar me …
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë