Fjalori
VALLOJ

VALL/ÓJI vep., ~ÓVA, ~ÚAR bised., jokal. Hedh valle, kërcej një valle, vallëzoj. Këndonin e vallonin. Valluanrinjtëkapur dorëdorë. Valluan me gëzim dhe hare.

VALLOJ

VALL/ÓJII vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Rrethoj një vend me gardh, thur, qarkoj. E valloi vathin me ledhe. Muji e valloi varrin e Omerit me gurëmëdhenj (folk.).
Sin.: gardhoj, rrethakoj, përthur, muroj.

VALLOJ

VALL/ÓJIII vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Shikoj përqark, shikoj për një kohëgjatëlargu; rrok, rrethoj me shikim; përshkoj, i vij rreth duke vështruar aq sa më zë syri. Valloi gjitha ato krahina me male e fusha. Vallon gjithë ato krahina. Për rreth bjeshkën mirë po e vallon.
Sin.: shikoj, vështroj.

VALLOJ

VALL/ÓJIV vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Lëshoj gjënë e gjallë pa çobankullotë, i ndjek, i rrethoj me sy. I valloi dhitë (me sy). Ai valloi bagëtinëkullotë.

VALLOJ

VALL/ÓJV vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Vë për fill, filloj. Në maj e ka valluar punën. Valloi nisjen e projektit.

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.