Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
VÁLL/E,~JAII f. sh. ~E, ~ET 1. Kërcim me lëvizje ritmike me muzikë nga dy a më shumë veta, të zënë zakonisht dorë për dorë duke kërcyer rreth e përqark sipas ritmit të muzikës shoqëruese; lloj kërcimi, gjatë të cilit bëhen lëvizje të rregullta të trupit e të gjymtyrëve dhe krijohen figura të ndryshme; muzika a kënga që shoqëron këto lëvizje; vargu i valltarëve. Valle klasike. Valle popullore (shqiptare). Valle simfonike. Heqësi i valles. Dredh vallen e heq bukur një valle. Valle dyshe. Valle shqiptare (arbëreshe). Valle e përpunuar. Valle burrash (grash). Vallja e brezave. Suitë vallesh. Ritmi i valles. Grupi i valleve. Ansambli i këngëve dhe i valleve. Kërcej (luaj, hedh, heq) një valle. Ia merr valles. Nisi një valle. E dredh vallen. U këput vallja. Hyj në valle.
2. Pjesë a vepër muzikore me ritëm, me masë e me kohë për të tilla lëvizje e për këtë lloj kërcimi. Valle simfonike.
3. fig. Punë a sipërmarrje që kërkon mundim për t'u kryer; punë e vështirë; kokëçarje. Hyri (u fut) në valle. Ia hyri valles. Hodhi (hoqi) një valle i hyri një pune me telashe. Hyri në valle e s’del dot. Po hyre në valle, duhet të kërcesh. (fj. u.). Nuk ia hyj asaj valleje. E kanë lënë jashtë valles nuk e kanë ftuar diku; nuk i kanë dhënë ndonjë punë.
✱Sin.: kërcim, ballo, vallez.
♦ Ku i bie *daulles unë e ku e hedh vallen ti! Di *këngë jashtë valles (dikush) iron. Doli nga vallja (dikush) u largua nga një punë ose nga një vështirësi e rrezikshme a e ndërlikuar, u mënjanua, u shmang, u tërhoq; doli nga loja; kund. hyn (futet) në valle. E futi në valle (dikë) e bëri të hyjë në një punë të vështirë a me telashe, e përfshiu në një punë me të tjerët; e bëri të marrë pjesë në një punë. E hap vallen shumë (dikush) e kalon masën e shpenzimeve, e tepron, harxhon më shumë se mundësitë që ka; tregohet më shumë nga ç’duhet i dhënë, i hapur a dorëlëshuar; zgjerohet më shumë se sa pritet. I hedh këmbët sipas valles (dikush) vepron sipas kushteve dhe mjedisit ku është, bën sipas rrethanave a si e do puna; u përshtatet dëshirave të të tjerëve; kërcen (i hedh këmbët) sipas avazit. Hedh valle në *tepsi (dikush) tall. Hedh vallen e vdekjes (dikush). 1. iron. Është në çastet e fundit të jetës, po vdes. 2. (dikush a diçka). Është duke u shkatërruar; po i vjen fundi, po mbaron; ra kambana e vdekjes (për dikë); është në shtratin e vdekjes. Hyn (futet) në valle (dikush) përzihet në një punë a në bisedë me të tjerët, hyn në një punë të vështirë a që ka kokëçarje; hyn(futet) në lojë; kund. doli nga vallja. Është (rri) jashtë valles (dikush) nuk merr pjesë në një punë a në një bisedë me të tjerë; nuk përzihet me të tjerë në një punë jo të pastër e nuk mban përgjigjësi; rri mënjanë. E kërcen vallen deri në fund (dikush) e çon deri në fund diçka që ka nisur, edhe kur nuk i pëlqen, e përfundon diçka që ka filluar. E kanë lënë jashtë valles (dikë) nuk e kanë ftuar të marrë pjesë në një punë, në një festë, në një trashëgimi etj., e kanë përjashtuar nga rrethi; e kanë mënjanuar. Lodra bie për tjetër valle. 1. Është fjala për diçka tjetër, gjetkë rreh muhabeti; rreh (nget) larg (dikush); godet (qëllon) larg (dikush); vret larg (dikush). 2. Kanë ndryshuar punët dhe koha nuk punon më për ty. Luan vallen në *tepsi (dikush). Nis vallen kur pushon daullja (dikush) iron. kujtohet shumë vonë, do që të bëjë diçka kur i ka kaluar koha; kërcen pas dasme. Shkon pas valles (së dikujt) keq. bën siç thotë dikush tjetër; i plotëson dëshirat e kërkesat, e ndjek e bën si ai; i shkon (i vete) sipas avazit (dikujt); i mban avazin (zërin) (dikujt); i mban ison (i bën iso); shkon pas qerres (së dikujt).
VÁLLË pj. Vallë... (përdoret zakonisht në fjalitë pyetëse për të shprehur dyshim, mosbesim a pasiguri). Vallë vjen sot ai? Vallë i pëlqente asaj? Mos vallë shkuan ata? Të jetë vallë e vërtetë? Ç'të ketë ndodhur vallë? Përse e thirrën vallë? Vallë e di! ndoshta nuk e di, mund të mos e dijë.
✱Sin.: pale, kushedi.
VÁLLEZ,~AI Valle e vogël.
Shfaq përkufizimin e plotë →VÁLLEZ,~AII f. Varg, lëvizjet ritmike që bëjnë peshqit të grumbulluar në tufa kur lahen e rrihen. Bëjnë vallez. Valleza e peshqve.✱Sin.: varëse, gushore, qafore.
Shfaq përkufizimin e plotë →VALLÉZ,~AIII f. sh. ~A, ~AT bot. (lat. Sorbus aucuparla) Vadhë e egër. Druri i vallezave. Gjethe e vallezave.
Shfaq përkufizimin e plotë →VALLÍM,~II m. Veprimi kur valloj1; vallëzim; kërcim. Vallimi i valles. Këngë dhe vallim. E bënë një vallim duke e shoqëruar me këngë. Vallimi i të rinjve.
Shfaq përkufizimin e plotë →VALLÍM,~III m. sh. ~E, ~ET Veprimi kur valloj2; qarkimi a rrethimi i një vendi me gardh a me diçka tjetër (rrjetë, dërrasa etje.). Vallimi i vathit. Vallimi i arës (i kopshtit). Va…
Shfaq përkufizimin e plotë →VALLÍM,~IIII m. sh. ~E, ~ET Veprimi kur shikoj një vend për një kohë të gjatë duke i ardhur rreth me vështrim. I hodhi me sy një vallim fshatit. I bëri vendlindjes një vallim me nj…
Shfaq përkufizimin e plotë →VALLÍM,~IIV m. sh. ~E, ~ET Lëshimi i gjësë së gjallë në kullosë pa çoban duke i rrokur me shikim nga larg Vallimi i bagëtive me sy.
Shfaq përkufizimin e plotë →VÁLLM/Ë,~A f. Baltë që lë lumi nëpër ara ose toka bujqësore kur del nga shtrati dhe i përmbyt ato, lym. Vallmë lumi (përroi). U mbushën arat me vallmë që solli lumi.✱Sin.: gjanë, t…
Shfaq përkufizimin e plotë →VALLÓ/G,~U m. sh. ~GJE, ~GJET Një radhë a varg sane që merr kosa me një të kositur, për t’u bërë pastaj navig (grumbull i vogël si mullar) a kabëza. Vallogjet e barit (sanës). I mb…
Shfaq përkufizimin e plotë →VÁLLË pj. Vallë... (përdoret zakonisht në fjalitë pyetëse për të shprehur dyshim, mosbesim a pasiguri). Vallë vjen sot ai? Vallë i pëlqente asaj? Mos vallë shkuan ata? Të jetë vall…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë