Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
VALLËZÚES/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që luan një valle, që vallëzon; kërcimtare; valltare. Vallëzuese e shkathët. Në skenë doli një vallëzuese e talentuar. Vallëzuesja kërcente vallet popullore me mjeshtëri artistike.
VALLËZÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur vallëzoj a vallëzohet. Mbrëmje vallëzimi. Muzikë vallëzimi. Vallëzim klasik. Vend (sallë) vallëzimi.2. Kërcim me lëvizje dhe figura të ndr…
Shfaq përkufizimin e plotë →►VALLËZ/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR 1. vet. v. III Hidhet, kërcehet, luhet një valle së bashku me një tjetër a me disa të tjerë. U vallëzua një valle popullore. Atje këndohet e vall…
Shfaq përkufizimin e plotë →VALLËZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. jokal. Kërcej së bashku me një tjetër, zakonisht çift, duke bërë lëvizje a figura të ndryshme, të shoqëruara me muzikë ritmike, kërcej a luaj një vall…
Shfaq përkufizimin e plotë →VALLËZÚES,~I m. sh. ~, ~IT Ai që luan një valle, që vallëzon; kërcimtar; valltar. Vallëzues i zoti. Vallëzues profesionist. Vallëzues i ansamblit koreografik.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë