Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
VALLËZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. jokal. Kërcej së bashku me një tjetër, zakonisht çift, duke bërë lëvizje a figura të ndryshme, të shoqëruara me muzikë ritmike, kërcej a luaj një vallëzim; luaj valle. Vallëzonin të rinjtë. Vallëzoi me të.
2. kal. Kërcej çift me dikë një vals, një tango etj., luaj. Vallëzuan vals (tango).
3. fig., jokal., vet, v. III Lëviz shpejt, me gjallëri e me shkathtësi; lëviz poshtë e lart sikur luan valle, sillet nëpër ajër. Vallëzonin fluturat. Vallëzonin (gjethet e vjeshtës). Vallëzonte barka përmbi valë.
✱Sin.: valloj, kërcej.
VALLËZÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur vallëzoj a vallëzohet. Mbrëmje vallëzimi. Muzikë vallëzimi. Vallëzim klasik. Vend (sallë) vallëzimi.2. Kërcim me lëvizje dhe figura të ndr…
Shfaq përkufizimin e plotë →►VALLËZ/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR 1. vet. v. III Hidhet, kërcehet, luhet një valle së bashku me një tjetër a me disa të tjerë. U vallëzua një valle popullore. Atje këndohet e vall…
Shfaq përkufizimin e plotë →VALLËZÚES,~I m. sh. ~, ~IT Ai që luan një valle, që vallëzon; kërcimtar; valltar. Vallëzues i zoti. Vallëzues profesionist. Vallëzues i ansamblit koreografik.
Shfaq përkufizimin e plotë →VALLËZÚES/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që luan një valle, që vallëzon; kërcimtare; valltare. Vallëzuese e shkathët. Në skenë doli një vallëzuese e talentuar. Vallëzuesja kërcente valle…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë