Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
VAL,~I m. kryes. nj. 1. Shesh në mal ku bariu ngre stanin për të veruar me bagëti. Bariu zgjodhi një val të përshtatshëm për të ngritur stanin e verës. Bagëtitë mrizonin në një val të freskët.
2. Luginë e gjatë ndërmjet malesh; vend i pjerrët në mal, me gurë shumë të vegjël që rrokullisen lehtë. Nga gjiri i maleve mbi fshat zbriste një val deri afër fshatit. Pas shiut, gurgullima e ujit zbriti me forcë nëpër valin e pjerrët. Nga maja e malit, mund të shihej një val i gjatë që përfundonte në një fushë.
3. Qafë mali. Pas disa orësh ecjeje, grupi arriti në valin që lidhte dy majat e maleve. Udhëtarët vendosën të pushonin pranë një vali që ndante dy malet.
✱Sin.: valishtë, lugore, qafalak, qafalik, rrëgallë.
VALC,~I m. sh. ~E, ~ET muz. Vals.
Shfaq përkufizimin e plotë →VALÍ,~U m. sh. ~NJ, ~NJTË hist. Qeveritari më i lartë, përfaqësues i sulltanit dhe përgjegjësi kryesor i administratës qeveritare të vilajetit dhe organeve vendore vetëqeverisëse, …
Shfaq përkufizimin e plotë →VALS,~I m. sh. ~E, ~ET muz. Lloj vallëzimi, që kërcehet në çift, i cili kërcehet duke u rrotulluar e duke lëvizur këmbët tri herë në njërën anë e tri herë në anën tjetër; pjesë muz…
Shfaq përkufizimin e plotë →VÁL/Ë,~AI f. sh.~Ë, ~ËT 1. Shtresë uji në sipërfaqen e detit, të liqenit të lumit etj., që lëviz me ulje e ngritje zakonisht nga era dhe që duket sikur zhvendoset drejt bregut; dal…
Shfaq përkufizimin e plotë →VÁL/Ë,~AII f. sh. ~Ë, ~ËT Gjendje e ujit, e qumështit a e një lëngu tjetër kur valon; ujë që valon a që ka valuar; ujë shumë i nxehtë. Tas me valë. E zënë brumin me valë. Gatuaj bu…
Shfaq përkufizimin e plotë →VÁL/Ë,~AIII f. sh. ~Ë, ~ËT bised. Enë prej metali (gjym i vogël, kusi etj.) që vihet në zjarr për të zier ujë a që mbahet në vatër për ujë të ngrohtë, valore, valëbuke. Vuri valën …
Shfaq përkufizimin e plotë →VÁLË,~AIV f. sh. ~Ë, ~ËT Afsh, zjarrmi. Me këtë donte të largonte atë valë të purpurt që po i mbulonte fytyrën.✱Sin.: nxehtësi, afshi, ndezulli, prush.
Shfaq përkufizimin e plotë →VÁL/Ë,~AV f. sh. ~Ë, ~ËT Gjellë që bëhet me bukë të përsheshur në ujë të valuar e me yndyrë ose në qumësht të valuar; papare. Valë e ngrohtë. Valë çobanësh. Valë me qumësht.✱Sin.: …
Shfaq përkufizimin e plotë →VÁLËI mb. Shumë i nxehtë, që të djeg, që të përvëlon; shumë i ngrohtë. Ujë valë. Gjella është valë. Dhoma ishte valë. Shtrati është valë. E bëri valë e ngrohu shumë, e nxehu mirë. …
Shfaq përkufizimin e plotë →VÁLËII (i, e) mb. Që është shumë i ngrohtë, që të përvëlon, që të djeg, shumë i nxehtë (zakonisht për ujin, për lëngje të tjera, për gjellë). Ujë i valë. Bukë (gjellë) e valë. Afsh…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë