Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
VAJÚAR (i, e) mb. 1. Që është lyer me vaj për ta ruajtur a që të punojë më lehtë, që është vajosur, i përlyer. Armë e vajuar. Makinë (motor) i vajuar. Ingranazhe të vajuara.
2. fet. vjet. Që është lyer me vaj të shenjtë (vaj i bekuar), që është lyer me miro, që është mirosur, një besimtar përpara vdekjes, duke i bërë shenjën e kryqit. I vdekur i vajuar.
3. Që është bërë me lyrë, që është përlyer me vaj; që është ndotur me yndyrë a diçka të lyrshme. Me duar të vajuara. Rroba të vajuara.
✱Sin.: i vajosur, i vajisur, i lyer, i lyrësuar, i mirosur.
VAJ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. kal. Lyej diçka me vaj që ta ruaj a që ajo të punojë më lehtë, vajis, lyrësoj. Vajoj armën. Vajoj makinën (traktorin, motorin). Vajoj rrotat. Vajoj ingranazhet.
2. fet. vjet., kal. Lyej me “vaj të shenjtë’’, miroj, në prag të vdekjes një të krishterë, i bëj shërbimin e fundit fetar, miros (duke e lyer me vaj sipas riteve të fesë së krishterë). Vajoi të vdekurin.
✱Sin.: lyrësoj, miros.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë