Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
VÁJ/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT Mëndeshë.
VÁJ/Ë,~AII f. sh. ~A, ~AT Vendi ku zihet një gjol, i cili mbushet me gurë, dhe, plisa etj., për të rrafshuar thellësinë e brigjeve të lumit a përroit përmes së cilës kalohet nga njëri breg në tjetrin. E rregulluan vajën. Kalo nga vaja se nuk kalon dot nëpër përrua. Përroi ka një vajë për të kaluar.
✱Sin.: va, dejë, prevë, shteg, cektësi, cektësirë.
►VAJÁT/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Filloj të bëj diçka me vonesë dhe shumë ngadalë, përtueshëm, vonohem; zvarritem, mënohem. Mos u vajat, ec më shpejt! Ai vajatet në punë. Lëvi…
Shfaq përkufizimin e plotë →VAJÁTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Veprimi kur vajat e vajatem. Vajatje në punë. Vajatje në ecje. Vajatja e shokëve.✱Sin.: zhargim, zhagim, vonim, zvarritje.
Shfaq përkufizimin e plotë →VAJATÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Gjamatar, vajtues. Ai ka qenë vajator i përmendur në të gjithë malësinë.
Shfaq përkufizimin e plotë →VAJÁTUR (i, e) mb. 1. Që është i ngadalshëm; që punon përtueshëm; dembel. Njeri i vajatur. Vajzë e vajatur. Gruaja e vajatur mezi gatuante një vakt të thjeshtë për fëmijët.2. Që nu…
Shfaq përkufizimin e plotë →VAJÁC/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT bot. (lat. Pyrus communis) Lloj dardhe me kokrra të ëmbla e të zeza, që duken si të kalbura. Vajacë e athët. E mbushi shportën me vajaca. Vajaca të papjek…
Shfaq përkufizimin e plotë →VAJÁG/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Shkop i barinjve me dy grremça në majë, i gjatë sa shtati i burrit e i trashë sa llëra, kërrabë bariu, dajak. Bariu me vajagë në dorë ndiqte tufën nga pra…
Shfaq përkufizimin e plotë →VAJÁK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT E prerë anësore në dru; shenjë e bërë në lëkurën e drurit. Ia bëri drurit dy-tre vajakë me sëpatë.✱Sin.: shkallë, çallatë, plasë, zgrapcë.
Shfaq përkufizimin e plotë →VAJÁN/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Grindje me zhurmë e britma, zënkë. Krisi vajana në mes tyre. U ndie vajana deri larg.✱Sin.: britmë, vikamë.
Shfaq përkufizimin e plotë →VAJAVÍT vep., ~A, ~UR kal. 1. Rrotulloj diçka duke e sjellë rreth vetes; vërtit. E vajaviti çikrikun (rrotën). Vajaviti manivelën.2. fig. E sjell a e sorollat dikë andej e këndej p…
Shfaq përkufizimin e plotë →VÁJAZ ndajf. Me buzë në vaj; duke qarë vazhdimisht. Fle (ngrihet) vajaz (për një fëmijë).
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë