Fjalori
VAJË

VÁJ/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT Mëndeshë.

VAJË

VÁJ/Ë,~AII f. sh. ~A, ~AT Vendi ku zihet një gjol, i cili mbushet me gurë, dhe, plisa etj., për të rrafshuar thellësinë e brigjevelumit a përroit përmescilës kalohet nga njëri bregtjetrin. E rregulluan vajën. Kalo nga vaja se nuk kalon dot nëpër përrua. Përroi ka një vajë për të kaluar.
Sin.: va, dejë, prevë, shteg, cektësi, cektësirë.

VAJË

VÁJ/Ë,~AIII f. sh. ~A, ~AT Gruaja mënd një fëmijë që s’ka nënë, mëndeshë. Vajta te vaja që ta mëkoj një çikë atë jetimen.
Sin.: dado, tajë, nanshore.

VAJË

VÁJ/Ë,~AIV f. sh. ~A, ~AT Vijë uji; kanal.


Rezultate të ngjashme

VÁJ/ËM,~MI m., vjet. 1. Ankimim në gjyq; dava, padi. Bëri një vajëm.2. Klithmë a rënkim i përvajshëm, thirravajë. U ndie një vajëm.Sin.: ankesë, rënkim.

Shfaq përkufizimin e plotë →

VAJËRËKÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Rënkim i njeriut nga dhimbja, nga një fatkeqësi a nga një hidhërim i madh. Lëshoi një vajërëkim.2. Ngushëllim për të vdekurin. Shkuan për vajërëkim.

Shfaq përkufizimin e plotë →

VÁJËS,~EI mb., bot. (lat. Oleifer; oleosus; oleagineus) Që përmban shumë vaj, që jep shumë vaj; vajor, vajdhënës. Ulli vajës. Bimë vajëse. Arrë (bajame) vajëse. Fara vajëse.

Shfaq përkufizimin e plotë →

VÁJËS,~EII mb. 1. Që qan shpesh, qaraman (zakonisht për fëmijët). Fëmijë vajës. Vajzë vajëse.2. Që qahet me shkak e pa shkak dhe për çdo gjë. Njeri vajës.Sin.: përloshan, ankues.

Shfaq përkufizimin e plotë →

VÁJËS,~II m. sh. ~, ~IT Ulli me shumë vaj. Sot mbollëm më shumë vajës.

Shfaq përkufizimin e plotë →

VÁJËS,~III m. sh. ~, ~IT Vajnik. Vajës për të mbajtur vajin. E mbushi vajësin me vaj ulliri. Kanë ngelur vetëm dy-tre gisht vaj në fund të vajësit.

Shfaq përkufizimin e plotë →

VÁJËS,~IIII m. sh. ~, ~IT 1. Ai që qan shpesh; qaraman (zakonisht për fëmijët). Ai fëmijë është vajësi më i madh.2. Ai që qahet me shkak e pa shkak dhe për çdo gjë. Ai vajësi ankoh…

Shfaq përkufizimin e plotë →

VÁJËS/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Ajo që qan orë e çast, ajo që qan shpesh, qaramane (zakonisht për fëmijët). Asaj vajëses nuk i pushoi goja një herë. Vajësja pushon sapo të shohë lodr…

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.