Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
VAGËLLÚAR (i, e) mb. 1. Që jep një dritë të zbehtë, që është duke u shuar a duke humbur dritën, që ndrit si nëpër mjegull; që sapo nis të zbardhëllejë; që duket si nëpër mjegull. Dritë e vagëlluar. Mëngjes (perëndim) i vagëlluar. Mbrëmje e vagëlluar. Brigje të vagëlluara.
2. fig. Që ka humbur qartësinë, forcën etj.; i errët, jo i qartë; i vagët. Me vështrim të vagëlluar. Kujtime (përfytyrime, shpresa) të vagëlluara. Përshkrim i vagëlluar. E ardhme e vagëlluar
✱Sin.: i zbehtë, i mjegullt, i vagullt, i vranët.
VAGËLL/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. jokal. Shoh me sy gjysmë të mbyllur; nuk shoh mirë nga sytë. I vagëllojnë sytë. Më vagëllojnë sytë me mugëtirë.
2. kal. Hap e mbyll sytë disa herë, më kapsalliten, përpëliten (qepallat). Vagëllonte sytë nga lakmia.
3. jokal., vet. v. III Jep një dritë të zbehtë, është duke u shuar a duke e humbur dritën, ndrit si nëpër mjegull; sapo nis të zbardhë; duket si nëpër mjegull. Vagëllojnë yjet. Vagëllonte kandili. Vagëlloi mëngjesi (dita). Vagëllonin malet tej në horizont. Vagëllonte liqeni.
4. kal., kryes. v. III Bën që të humbasë dritën a shkëlqimin; e errëson, e dobëson. Lotët ia vagëllonin shikimin.
5. fig., kal. Bëj që të humbasë qartësinë, forcën etj.; e errësoj. Tronditja ia vagëlloi mendimet. Mallëngjimi m’i vagëlloi mendimet.
✱Sin.: kapsallis, kapsit, kapulit, pulit, errësoj, err, terratis, terroj.
VAGËLLÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur vagëlloj a vagëllohet. Vagëllimi i yjeve. Vagëllimi i mëngjesit. Vagëllimi i ditës.2. Gjendja kur vagëlloj a vagëllohet. Vagëllimi i mendi…
Shfaq përkufizimin e plotë →VAGËLLIMÓR,~E mb. I vagëlluar.
Shfaq përkufizimin e plotë →VAGËLLÍMTHI ndajf. 1. Në mënyrën të vagëlluar, nëpër një dritë të dobët, si nëpër mjegull. E pashë vagëllimthi. U duk vagëllimthi.2. fig. Si në ëndërr, jo qartë, jo mirë. E kujtoj …
Shfaq përkufizimin e plotë →VAGËLLÍMTË (i, e) mb. I vagëlluar.
Shfaq përkufizimin e plotë →VAGËLLÍM/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT 1. Zbardhëllimë e vagët; dritë e zbehtë, dritë si e agut, gjysmerrësirë e agimit, mugëtirë, mugë. Vagëllima e mëngjesit. Është ende vagëllimë. Iku (sh…
Shfaq përkufizimin e plotë →VAGËLLÍMË,~AII f. sh. ~A, ~AT Kohë e butë, e ngrohtë, butësirë. Ra moti në vagëllimë.
Shfaq përkufizimin e plotë →►VAGËLL/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vetv., vet. v. III 1. Humbet dritën a shkëlqimin, fillon të errësohet a të zbehet; duket si i mbuluar nga një mjegull e lehtë, duket si nëpër mje…
Shfaq përkufizimin e plotë →VAGËLL/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. jokal. Shoh me sy gjysmë të mbyllur; nuk shoh mirë nga sytë. I vagëllojnë sytë. Më vagëllojnë sytë me mugëtirë.2. kal. Hap e mbyll sytë disa herë, më …
Shfaq përkufizimin e plotë →VAGËLLÚES,~E mb. Që është i dobët; i zbehtë; që ndriçon pak; që duket si nëpër mjegull. Dritë vagëlluese. Pamje vagëlluese.✱Sin.: i vagëlluar, i mjegullt, i vagullt, i vagët, i vra…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë