Fjalori
VADË

VÁD/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Tërësia e vijavebëhen në një arë a në një kopsht dhe e lugjeve që vendosen për të ujitur; vijë për ujitje; sasia e ujitduhet për të ujitur një arë a një kopsht. Vadë e gjerë (e ngushtë). Tokë nën vadë tokëmundujitet, tokë nën ujë. Tokë mbi vadë tokë që nuk mundujitet. Erdhi vada. Lëshoi vadën. Po pret vadën. Ka radhën e vadës. Një vadë ujë. Shteroi vada. Ia qiti vadat (vijat) arës. E shtriu vadën me tubacione. E bëri vadën gati me lugje. Kemi shpëtuar qysh kur na erdhi vada.
2. Ujitje, vaditje. Po merrej me vadën e arës.
3. Rendi i ujitjes; radha e marrjesujit për ujitje. Koha (dita) e vadës. Sot ka vadën. Po pret vadën.
Sin.: vijë, kanal, rrëkajë, çurg, rrëke, jaz, she.

VADE

VÁD/E,~JA f., vjet. 1. Afat, kohë, që është caktuar për fillimin a mbarimin e një pune, cak, datë e caktuar. Kur t’i vijë vadja. E ndanë (caktuan) vaden e dasmës. E shtynë vaden. Vadja nuk shkelet. Udha vade s’ka. (fj. u.). I ka shkuar vadja pagesës. E ka shkelur vaden.
2. vjet., etnogr. Koha gjatëcilës një nuse e re lejohetkthehet te prindërit; leja për këtë qëndrim. Tri javë mbas martese, nusja e ka vadenkthehet për disa ditëgjini (në familjen e prindërve të saj). Sa ia la vaden? Ia ndau vaden. Vadja nuk mundjetëshumë se trembëdhjetë net.


Rezultate të ngjashme

VADËTÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që ujit një tokë të mbjellë, një fushë apo arë gjatë stinës së verës; punëtor për ujitjen a për rregullimin e rendit të ujit; ai që e ka radhën a rendi…

Shfaq përkufizimin e plotë →

VADËTÁR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që ujit një tokë të mbjellë, një fushë apo arë gjatë stinës së verës; punëtore për ujitjen a për rregullimin e rendit të ujit; ajo që e ka radhën a…

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.