Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
VËZHGÚES/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Ajo që vëzhgon dikë a diçka. Vëzhguese e vëmendshme.
2. Ajo që është ngarkuar me një detyrë të veçantë për të vëzhguar diçka, ajo që bën vëzhgime në një fushë të caktuar të veprimtarisë a që ndjek çështje të caktuara. Vëzhguese shkencore. Mori pjesë si vëzhguese. Marr pjesë si vëzhguese në konferencë.
3. Ajo që është ngarkuar të bëjë komentet në shtyp dhe media të tjera për çështje të caktuara. Komenti i vëzhgueses.
✱Sin.: vrojtuese, mbikëqyrëse, këqyrëse, përgjuese, depërtuese.
VËZHGÚES,~E mb. 1. Që ka aftësinë për të vëzhguar e për të vënë re hollësi të vogla të ngjarjeve, të dukurive etj.; që depërton në gjërat, depërtues, i mprehtë. Njeri vëzhgues. Shikim (vështrim) vëzhgues. Me sy vëzhgues.
2. usht. Që është i caktuar për të vëzhguar dikë a diçka, i ngarkuar të vëzhgojë. Pikë (kullë) vëzhguese. Aeroplan vëzhgues. Anije vëzhguese.
✱Sin.: vrojtues, mbikëqyrës. këqyrës, përgjues, depërtues.
VËZHGÚES,~I m. sh. ~, ~IT 1. Ai që vëzhgon dikë a diçka. Vëzhgues i vëmendshëm.
2. Ai që është ngarkuar me një detyrë të veçantë për të vëzhguar diçka, ai që bën vëzhgime në një fushë të caktuar të veprimtarisë a që ndjek çështje të caktuara. Vëzhgues politik (ekonomik, diplomatik, ushtarak, shkencor). Marr pjesë si vëzhgues. Vëzhguesit ndërkombëtarë. Vëzhguesit i zgjedhjeve.
3. Ai që është ngarkuar të bëjë komentet në media, në një gazetë a revistë për çështje të caktuara. Komenti i vëzhguesit. Siç vënë në dukje vëzhguesit e gazetave...
✱Sin.: vrojtues, mbikëqyrës. këqyrës, përgjues, depërtues.
VËZHGÚAR (i, e) mb. 1. Që është nën vëzhgim dikush a diçka; i gjurmuar; i mbikëqyrur. Vend (njeri) i vëzhguar. Lëvizje të vëzhguara. Person i vëzhguar.2. Që është ndjekur sistemati…
Shfaq përkufizimin e plotë →VËZHGÚES,~E mb. 1. Që ka aftësinë për të vëzhguar e për të vënë re hollësi të vogla të ngjarjeve, të dukurive etj.; që depërton në gjërat, depërtues, i mprehtë. Njeri vëzhgues. Shi…
Shfaq përkufizimin e plotë →VËZHGÚES,~I m. sh. ~, ~IT 1. Ai që vëzhgon dikë a diçka. Vëzhgues i vëmendshëm.2. Ai që është ngarkuar me një detyrë të veçantë për të vëzhguar diçka, ai që bën vëzhgime në një fus…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë