Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
VËSHTR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. kal. E shoh dikë a diçka me vëmendje, i përqendruar e për një kohë të gjatë; përpiqem ta shoh mirë dikë a diçka; vërej. Vështroj orën. E vështroi në sy (në fytyrë). E vështroi me bisht të syrit. Kënaqej duke e vështruar.
2. jokal. I kam sytë të kthyer drejt diçkaje, shikoj, shoh. Vështroi nga rruga. Vështroi përjashta (para, prapa). Vështroi me dylbi. Mos vështro gjithnjë përpjetë, po vështro edhe tatëpjetë (fj. u.)!
3. jokal. Drejtoj vëmendjen te dikush a te diçka; i vë veshin diçkaje, dëgjoj; shikoj. Vështro këtu! Vështro se ç'thotë!
4. kal. Tregoj kujdes për dikë a për diçka, e shikoj; hap sytë, ruhem. I vështron prindërit. Vështroje fëmijën! Vështro se mos largohet!
5. kal. E shqyrtoj me vëmendje e me kujdes një çështje; mbaj një qëndrim të caktuar ndaj dikujt a ndaj diçkaje, e quaj, e vlerësoj. E vështronte Korçën si vatër kombëtare. E vështron me sy të shtrembër (të keq).
6. jokal., vet. v. III Është i kthyer në një anë a në një drejtim të caktuar. Dritarja vështronte nga jugu.
7. bised., jokal. Çoj mendjen, mendoj. Vështronte për të ardhmen. Vështron për më tej.
✱Sin.: shikoj, shoh, këqyr, vërej, kundroj, sodis, ndjek, vëzhgoj, vrojtoj.
VËSHTRÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur vështroj a vështrohem. Vështrimi i orës. Vështrimi përjashta. Vështrimi i qytetit. Vështrim nga dritarja.2. Drejtimi i syve te dikush a te…
Shfaq përkufizimin e plotë →VËSHTRIMBÚTË mb., poet. Që ka vështrim të butë, që të shikon ëmbël, njerëzisht. Me sy vështrimbutë. Njeri vështrimbutë.
Shfaq përkufizimin e plotë →VËSHTRIMÉGËR mb., poet. Që të vështron me vrazhdësi, me të egër, jo njerëzisht; që të tremb me ata sy kur të vështron. Grua vështrimegër. Njeri vështrimegër. Me sy vështrimegër.
Shfaq përkufizimin e plotë →VËSHTRIMLÍG,~Ë mb., poet. Që të vështron me ligësi, me të keq; që të vështron në mënyrë tinëzare, ngaqë nuk është dashamir. Zonjë vështrimligë. Njeri vështrimlig.
Shfaq përkufizimin e plotë →VËSHTRIMRËNDË mb., poet. Që ka vështrim të rëndë, që të shikon vrazhdë, ashpër, jo njerëzisht. Me sy vështrimrëndë. Njeri vështrimrëndë.
Shfaq përkufizimin e plotë →VËSHTRIMZJÁRRTË mb., poet. Që ka pamje të gjallë e të flaktë; që shpreh gjallëri; që shpreh ndjenja të fuqishme. Me sy vështrimzjarrtë. Me shikim vështrimzjarrtë.
Shfaq përkufizimin e plotë →►VËSHTR/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Shikoj veten në pasqyrë etj., vështroj pasqyrimin tim diku, shihem. Vështrohej në pasqyrë. U vështruan sy ndër sy.2. pës. e VËSHTRÓJ.✱S…
Shfaq përkufizimin e plotë →VËSHTR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. kal. E shoh dikë a diçka me vëmendje, i përqendruar e për një kohë të gjatë; përpiqem ta shoh mirë dikë a diçka; vërej. Vështroj orën. E vështroi në s…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë