Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
VËSHTÍRË (i, e) mb. 1. Që kërkon shumë mund, përpjekje e punë për ta bërë, për ta kryer, për ta zgjidhur a për ta mësuar; i rëndë, i zorshëm; kund. i lehtë. Punë (detyrë) e vështirë. Problem i vështirë. Tekst i vështirë. Operacion i vështirë. Rol i vështirë. Gjuhë e vështirë.
2. Që mund të kalohet me mundime e me vështirësi, që paraqit rreziqe; që kërkon punë të rënda, që të sjell mundime, vuajtje, shqetësime, etj. Kohë e vështirë. Ditë të vështira. Çast i vështirë. Gjendje e vështirë. Rrethana (kushte) të vështira. Jetë (jetesë) e vështirë. Rrugë e vështirë. E vuri në pozita të vështira. E ka të vështirë është a ndodhet në vështirësi.
3. Që kërkon shumë punë e kujdes për ta edukuar a për të ndikuar tek ai; kokëfortë; i prapë. Njeri i vështirë. Me karakter të vështirë.
4. edhe fig. I pështirë. Ilaç i vështirë. Njeri i vështirë.
✱Sin.: i rëndë, i zorshëm, i pakollajshëm, i mundimshëm, i zahmetshëm, kokëfortë, i prapë, i ashpër, i pështirë.
VËSHTÍRË ndajf. 1. Me shumë mund a përpjekje, duke u lodhur shumë, me vështirësi; kund. lehtë; kollaj. Është vështirë. E patëm vështirë. S'është dhe aq vështirë.
2. përd. kallëzues. Është e vështirë, zor. Vështirë të kthehet sonte. Vështirë të gjendet në shtëpi. Vështirë se e bën.
✱Sin.: mund, përpjekje, zorim, zahmet.
VËSHTIRËSÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. Të qenët i vështirë; kund. lehtësi. Vështirësia e punës (e detyrës).2. Diçka që kërkon shumë mund, përpjekje a punë për ta bërë ose për ta arritur; p…
Shfaq përkufizimin e plotë →VËSHTÍK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Dhiare, rrugë dhish. Kërkoj vështikun, por s’po e gjej. Pashë vështikun e hyra në zabel.2. Mënyra si janë renditur maja dhe indi i një pëlhure, stofi e…
Shfaq përkufizimin e plotë →►VË/SHTÍLLET jovep., ~SHTÓLL (u), ~SHTJÉLLË vetv., vet. v. III Mbështillet.
Shfaq përkufizimin e plotë →VËSHTÍR vep., ~A, ~UR kal. Pështiros, vështiros, neverit. Ma vështiri ushqimin.
Shfaq përkufizimin e plotë →►VËSHTÍR/ET jovep., ~ (u), ~UR vetv., vet. v. III Pështiroset. M’u vështir ai njeri. Iu vështir boza. M’u vështir gjella. Iu vështir ajo punë.✱Sin.: pështiroset, neveritet, vështir…
Shfaq përkufizimin e plotë →►VËSHTIR/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR 1. vetv. Vështirësohet.2. vetv. Pështiroset.
Shfaq përkufizimin e plotë →VËSHTIR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Vështirësoj.2. Pështiros.
Shfaq përkufizimin e plotë →VËSHTIRÓS vep., ~A, ~UR kal. Pështiros, neverit. Ia vështirosi gjellën.
Shfaq përkufizimin e plotë →►VËSHTIRÓS/ET jovep., ~ (u), ~UR vetv., vet. v. III Pështiroset. M’u vështiros ushqimi.
Shfaq përkufizimin e plotë →VËSHTÍSH/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Shkrepëse.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë