Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
VËRTET/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Pohoj se diçka është e vërtetë a e saktë, pasi e kam shqyrtuar ose e kam kontrolluar; provoj me fakte, me dëshmi, me prova etj. vërtetësinë ose saktësinë e diçkaje; tregoj se diçka është plotësisht e vërtetë dhe e saktë; e gjej vërtet si është puna. Vërtetoj një tezë. E vërtetoi me shkrim me prova të reja. E vërtetoi dyshimin (diagnozën). E vërteton shkenca. E ka vërtetuar jeta (historia).
2. Tregoj se një dokument është i saktë dhe ka vlerë të plotë, duke e nënshkruar. Vërtetoj shkresën (dokumentin, faturën).
3. mat. Provoj vërtetësinë e një pohimi tjetër me anë të një vargu veprimesh matematike, arsyetimesh e gjykimesh të veçanta të lidhura në një mënyrë të caktuar. Vërtetoj një teoremë. Vërtetoi teoremën e Pitagorës.
✱Sin.: dëshmoj, provoj, argumentoj, faktoj, vërtetësoj, njëmendoj, njëmendësoj.
VËRTÉT vep., ~A, ~UR bised., kal. Vërtetoj.
Shfaq përkufizimin e plotë →VËRTÉT ndajf. 1. Në mënyrë të tillë që asnjeri nuk dyshon; me siguri. Vërtet, ashtu është. Vërtet, kjo është shumë e ngutshme. Do të vijë vërtet. E tha vërtet apo jo?2. Me gjithë m…
Shfaq përkufizimin e plotë →VËRTÉT pj. 1. Vërtet..., (përdoret në fjali për të miratuar diçka ose për të përforcuar atë që është thënë). Ishte vërtet shumë i zoti ai. Çështja ishte vërtet e rëndësishme. U gëz…
Shfaq përkufizimin e plotë →VËRTÉTAZ ndajf. Vërtet.
Shfaq përkufizimin e plotë →►VËRTÉT/EM jovep., ~A (u), ~UR bised. 1. vetv. Vërtetoj diçka duke dalë si dëshmitar.2. pës. e VËRTÉT.✱Sin.: vërtetoj, dëshmoj, provoj, argumentoj.
Shfaq përkufizimin e plotë →VËRTETÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur vërtetoj a vërtetohet se diçka është e vërtetë a e saktë; kontroll për të provuar vërtetësinë e diçkaje. Vërtetimi i dokumentit. Vërtetimi…
Shfaq përkufizimin e plotë →VËRTET/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Pohoj se diçka është e vërtetë a e saktë, pasi e kam shqyrtuar ose e kam kontrolluar; provoj me fakte, me dëshmi, me prova etj. vërtetësinë ose s…
Shfaq përkufizimin e plotë →VËRTÉTË (i, e) mb. 1. Që përputhet me gjendjen e gjërave ashtu siç janë, që i përgjigjet realitetit objektiv, që e paraqet diçka ashtu siç është në jetë; që nuk të ngjall asnjë dys…
Shfaq përkufizimin e plotë →VËRTÉT/Ë,~A (e) f. sh. ~A, ~AT (të) 1. Diçka që është e vërtetë, ajo që përputhet me realitetin; fakt a diçka tjetër që nuk mund të hidhet poshtë, që nuk mund të mohohet, që është …
Shfaq përkufizimin e plotë →VËRTÉTË,~T (të) as. E vërteta; ajo çka është e vërtetë në një pohim etj. “...të vërtetët e të mirët në sendin...”.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë