Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
VËRTAKÁÇ/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Ajo që është ngatërrestare, që përzihet në punët e të tjerëve, që pështjellon. Ajo vërtakaçja ngatërrohet me këdo.
2. Ajo që flet shumë, llafazane. Ajo vërtakaçja nuk ia përton llafeve.
VËRTAKÁÇ,~E mb. 1. Ngatërrestar, që përzihet në punët e të tjerëve, që pështjellon. Njeri vërtakaç. Grua vërtakaçe.2. Që flet shumë, llafazan. Është shumë vërtakaç.
Shfaq përkufizimin e plotë →VËRTAKÁÇ,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Ai që është ngatërrestar, që përzihet në punët e të tjerëve, që pështjellon. Atij vërtakaçit i del punë me të gjithë.2. Ai që flet shumë, llafazan. At…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë