Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
VËRRKÁTII (VËRRKÁS) vep., ~A, ~UR kal. Kruaj a fërkoj një send me diçka të fortë kur dua ta pastroj, ta laj a për t’i hequr diçka që i është ngjitur (një send metalik, prej porcelani, prej druri etj.) Vërrkati kusinë. I lau enët duke i vërrkatur. I vërrkati pllakat. Boll (mjaft) e vërrkate. Lëre, mos vërrkat më!
✱Sin.: kruaj, fërkoj, pastroj.
VËRRKÁTJ/E,~JAI f. sh. ~, ~E Veprimi kur vërrkat. Vërrkatja e qengjit. Vërrkatje me thikë.✱Sin.: prerje, therje.
Shfaq përkufizimin e plotë →VËRRKÁTJ/E,~JAII f. sh. ~, ~E Veprimi kur kruaj a fërkoj diçka. Na i qiti veshët me këto vërrkatje. Vërrkatja e enëve. Ua bëri një vërrkatje të lehtë pllakave me ujë.✱Sin.: kruarje…
Shfaq përkufizimin e plotë →VËRRKÁTURI (i, e) mb. Që është therur në qafë për t’i ngrënë mishin (për bagëtitë e për shpendët). Berr i vërrkatur nga kasapi.✱Sin.: i therur, i prerë.
Shfaq përkufizimin e plotë →VËRRKÁTURII (i, e) mb. Që është kruar a fërkuar për t’u larë a pastruar diçka. Enë (pllaka) të vërrkatura.✱Sin.: i kruar, i fërkuar, i pastruar.
Shfaq përkufizimin e plotë →VËRRKÁTËS/E,~JA m. sh. ~E, ~E Kruajtëse, fërkuese; pastruese enësh.
Shfaq përkufizimin e plotë →VËRRKÁM/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT VërrkatjeI, gërvimë.
Shfaq përkufizimin e plotë →VËRRKÁM/Ë,~AII f. sh. ~A, ~AT VërrkatjeII.
Shfaq përkufizimin e plotë →VËRRKÁÇ/E,~JA f. sh. ~E, ~ET zool. (lat. Strigidae) Shpend që vërret natën; kukuvajkë, kukumjaçkë. Vërrkaçja nuk pushoi njëherë.✱Sin.: quke, herëkeqe, shpendkeqe, virrmëkeqe.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë