Fjalori
VËRÇË

VË́RÇ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Mjet për të zënë peshk, kosh i bërë me thupra. Hodhi vërçën në lumë për të zënë peshk. Vërçë për peshk.

VERCË

VÉRC/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Verzë.
Sin.: velëz, bulëvesh.

VËRCË

VË́RC/Ë,~A f. sh. ~ A, ~AT Punë e vogël dhe pa vlerë, punë pa rëndësi. Vërcat e shtëpisë. Merret me vërca. Mos e humb kohën me vërca!
Sin.: bubërri, çikërrimë, vogëlsirë.

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.