Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
VËNGËR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. jokal. I shkon shtrembër; vete vëngër, sheh shtrembër (për sytë). I vëngërojnë sytë.
2. edhe kal. Shoh shtrembër, jam i vëngër; e shikoj dikë me bisht të syrit a vjedhurazi. Ka ca kohë që vëngëron. Ka vëngëruar që fëmijë. E vëngëroi nga këmbët te koka.
3. kal. Shtrembëroj (për sytë). Vëngëroi sytë shikoi shtrembër.
4. fig., edhe kal. E shikoj dikë me inat a me keqdashje; e shikoj me zili a me dyshim. Ia vëngëroi sytë gjatë (dikujt).
✱Sin.: vëngoj, gemtoj, shtrembëroj.
VËNGËR (i, e) mb. 1. Që i ka sytë të shtrembër; që shikon shtrembër, syçakërr, syll. Njeri i vëngër. Me sy të vëngër. Është pak i vëngër.2. fig. Që shpreh inat, keqdashje e mospërf…
Shfaq përkufizimin e plotë →VË́NGËR ndajf. 1. Përdoret për të treguar mënyrën e vështrimit të dikujt; me sytë shtrembër; jo drejt; shtrembër. Sheh vëngër.2. fig. Përdoret për të treguar mënyrën e vështrimit t…
Shfaq përkufizimin e plotë →VËNGËRÁSH,~E mb. Vëngërosh.
Shfaq përkufizimin e plotë →VËNGËRÁSH,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Vëngërosh.
Shfaq përkufizimin e plotë →VËNGËRÍ,~A f. Të qenët i vëngër. Vëngëri e lehtë (e rëndë). Korrigjim i vëngërisë. Shërimi i vëngërisë.
Shfaq përkufizimin e plotë →VËNGËRÍM,~I m. 1. Veprimi kur vëngëroj a vëngërohem. Vëngërimi i syve. Ka një vëngërim të lehtë (të rëndë). Vuan nga vëngërimi.2. Gjendja kur humbim aftësinë për t'i parë gjërat dr…
Shfaq përkufizimin e plotë →VËNGËR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. jokal. I shkon shtrembër; vete vëngër, sheh shtrembër (për sytë). I vëngërojnë sytë.2. edhe kal. Shoh shtrembër, jam i vëngër; e shikoj dikë me bisht …
Shfaq përkufizimin e plotë →VËNGËRÓSH,~E mb. Që i ka sytë të vëngër, që shikon shtrembër, i vëngër. Me sy vëngëroshë. Fëmijë vëngërosh.✱Sin.: i vëngër, çakërr, syll, çeker.
Shfaq përkufizimin e plotë →VËNGËRSÍ,~A f., mjek. Vëngëri. E ka lodhur vëngërsia në shikim.
Shfaq përkufizimin e plotë →VËNGËRT (i, e) mb. I vëngër.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë