Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
VËMÉNDJ/E,~A f. 1. Përqendrimi i veprimtarisë psikike te dikush a te diçka; drejtimi i mendjes, i shikimit a i dëgjimit te dikush a te diçka. Vëmendje e madhe. Vëmendje e vullnetshme (e pavullnetshme). Baza fiziologjike e vëmendjes (psikol.) Zhvendosja e vëmendjes. Drejtoj (përqendroj) vëmendjen. I nxit vëmendjen dikujt. Dëgjoj (shikoj, ndjek) me vëmendje.
2. Kujdesi e interesimi që tregojmë për dikë a për diçka sipas vlerësimit që i bëjmë; qëndrim i kujdesshëm e mirëdashës. I kushtoi vëmendje të veçantë (të madhe, kryesore). Tregon vëmendjen e duhur. E trajtoi me shumë vëmendje. Meriton (kërkon) vëmendje më të madhe. E largon vëmendjen nga diçka a nga dikush nuk tregon më kujdes për të, nuk merret më me të, e lë në harresë. E ka (e vuri) në qendër të vëmendjes diçka e quan kryesore a të dorës së parë diçka, tregon kujdes të madh e të vazhdueshëm për të. E la jashtë vëmendjes nuk tregoi kujdes, nuk u interesua për të.
✱Sin.: kujdes, kujdesi, kujdesim, përkujdesje, interesim, rëndësi, përfillje, mendje, mendim, pikësynim.
♦ Më tërhoqi vëmendjen (dikush a diçka) më bëri ta shikoj a ta vërej me kujdes, më ngjalli interesimin, më tërhoqi; më ra në sy.
VËMÉNDSH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që bën diçka duke përqendruar gjithë vëmendjen e tij; që e ka drejtuar gjithë mendjen, shikimin a dëgjimin në diçka, që e ndjek me vëmendje diçka; q…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë