Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
VËLLAZËRÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. përmb. Tërësia e vëllezërve, vëllezërit. U mblodh (erdhi) vëllazëria.
2. nj. Lidhja e ngushtë e dashuria ndërmjet vëllezërve ose ndërmjet njerëzve të një gjaku; të qenët vëlla me dikë. Të ruajmë vëllazërinë! E kanë ruajtur vëllazërinë. E kanë të shenjtë vëllazërinë.
3. etnogr. Nënndarje e një fisi, i cila përbëhet nga disa familje të mëdha ose nga disa grupe familjesh të së njëjtës prejardhje nga ana e babait me pronë të përbashkët dhe ndahej në disa barqe sipas numrit të djemve. Vëllazëri të mëdha (të vogla). Vëllazëri me pesë barqe. Fis me tri (me katër, me gjashtë) vëllazëri. Janë në një vëllazëri.
4. vet. nj. Shoqëri a miqësi e ngushtë e disa njerëzve që i lidhin interesat dhe qëllimet e përbashkëta; lidhje e dashuri prej vëllezërish. Kemi vëllazëri me të. Forcuan vëllazërinë.
5. vjet. Bashkim i disa njerëzve që janë të një kombësie a kombi ose që kanë interesa e qëllime të njëjta, të cilët formojnë një shoqëri me synime të caktuara, shoqëri, shoqatë. Vëllazëritë atdhetare (kombëtare). Vëllazëritë e shqiptarëve jashtë atdheut. Anëtar i vëllazërisë. Themeluan një vëllazëri. Vëllazëritë e arbëreshëve të Kalabrisë.
6. fet. Grup murgjish a fetarësh të tjerë që banojnë në një manastir a që janë të lidhur nga qëllime e synime të përbashkëta, bashkësi fetare. Vëllazëri fetare. Vëllazëria e Manastirit. Vëllazëri e shenjtë. Bënte pjesë në vëllazërinë e manastirit.
✱Sin.: vëllezër, miqësi, shoqëri, shoqatë, bashkësi, çetë, vëllazërim.
VËLLAZËRÍM,~II m. 1. Veprimi kur vëllazëroj a vëllazërohem. Vëllazërimi i kombeve (i palëve). Vëllazërim pas mosmarrëveshjeve. Vëllazërim me njëri-tjetrin.2. Gjendja kur krijohen m…
Shfaq përkufizimin e plotë →VËLLAZËRÍM,~III m., biol. Periudhë e jetës së një bime, gjatë së cilës në bazë të kërcellit kryesor formohen degët dhe kërcejtë dytësorë (vëllezër). Vëllazërimi i bimëve.✱Sin.: vël…
Shfaq përkufizimin e plotë →VËLLAZÍ,~U m. sh. ~NJ, ~NJTË bised. Vëlla fatkeq, vëlla që është për t'i qarë hallin; vëlla sa për emër; i shkreti vëlla, i ziu vëlla. Ai është vëllaziu. Ai vëllaziu i gjorë. Nuk p…
Shfaq përkufizimin e plotë →VËLLAZÍN/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Dru në trajtë bige, mbi të cilën mbështetet boshti që mban gurin e mullirit. Vëllazina e boshtit të mullirit.
Shfaq përkufizimin e plotë →VËLLAZNÍ,~A f. sh. ~, ~TË etnogr. Vëllazëri.
Shfaq përkufizimin e plotë →VËLLAZNÍM,~I m., etnogr. Vëllazërim.
Shfaq përkufizimin e plotë →VËLLAZN/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Vëllazëroj.
Shfaq përkufizimin e plotë →VËLLAZNÓR,~E mb. Vëllazëror.
Shfaq përkufizimin e plotë →VËLLAZËR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. kal. Krijoj marrëdhënie vëllazërore ndërmjet dy a më shumë vetave, i afroj e i bëj si vëllezër; shuaj grindjet a luftërat vëllavrasëse ndërmjet dy p…
Shfaq përkufizimin e plotë →VËLLAZËRÓR,~E mb. 1. Që ka të bëjë me lidhjet ndërmjet vëllezërve, që u përket vëllezërve, i vëllezërve. Lidhje vëllazërore. Marrëdhënie vëllazërore.2. Shumë i afërt e i ngushtë, i…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë