Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ÚTHULL,~A f. 1. Lëng i thartë që del nga tharmëtimi i lëngut të rrushit ose i lëngjeve të tjera alkoolike dhe që përdoret për gjellë, për konserva etj. Uthull e fortë (e butë). Uth…
Shfaq përkufizimin e plotë →UTHULLAK/E,~JA f. sh. ~E, ~ET bot. (lat. Rumex acetosella) Barishte me gjethe më të vogla se të lëpjetës e mjaft të tharta; lëpjetë lepuri, uthullishte.✱Sin.: uthullishte, uthullaç…
Shfaq përkufizimin e plotë →UTHULLÁR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET bot. (lat. Rumex acetosella) Uthullishtë. ✱Sin.: uthullishte, thartore.
Shfaq përkufizimin e plotë →UTHULLÁÇ,~E mb. Që është i thartë si uthull; i thartuar. Verë uthullaçe. ✱Sin.: i thartuar, i thartë.
Shfaq përkufizimin e plotë →UTHULLÁÇ,~I m. sh. ~Ë, ~ËT bot. (lat. Rumex acetosella) Bimë barishtore, që mbin në vende të lëna djerr dhe që i ka gjethet gjatoshe si të lëpjetës, por me të vogla e mjaft të thar…
Shfaq përkufizimin e plotë →UTHULLÍC/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT bot. (lat. Rumex acetosella) Thartore. ✱Sin.: thartore, thartushë, uthullishte, uthullaçkë, uthullare.
Shfaq përkufizimin e plotë →UTHULLÍM,~I m. 1. Veprimi kur thartohet ose bëhet uthull diçka. 2. Tharti, shije e thartë. ✱Sin.: thartim, thartirë, tharti.
Shfaq përkufizimin e plotë →UTHULL/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. E bëj uthull; e bëj të thartë si uthull; e thartoj shumë. E uthulloi verën. 2. I shtie uthull; e bëj tepër të thartë. E uthulloi gjellën. ♦ Më ut…
Shfaq përkufizimin e plotë →UTHULLÓR,~E mb. Që lidhet me acidin e uthullës a me prodhimin e tij.
Shfaq përkufizimin e plotë →ÚTHULLT (i, e) mb. 1. Që është i thartë si uthull, shumë i thartë. 2. Që ka ngjyrën e uthullës. ✱Sin.: i thartë, i tharbët, ngjyruthull.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë