Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ÚTHULL,~A f. 1. Lëng i thartë që del nga tharmëtimi i lëngut të rrushit ose i lëngjeve të tjera alkoolike dhe që përdoret për gjellë, për konserva etj. Uthull e fortë (e butë). Uthull e prishur. Uthull vere. Shishe uthulle. Ngjyrë uthulle. Sallatë me uthull. I hedh uthull. Fërkoj me uthull. Uthull molle (rrushi).
2. si mb. Shumë i thartë. Qenka uthull ky rrush.
✱Sin.: bulletër, i thartë, thartirë.
♦ U bë uthull (dikush) u thartua e u nxeh me dikë a me diçka, u inatos keq, u thartua; u mërzit shumë nga diçka që i thanë e mori inat. E bëri për *vaj e për uthull (dikë). Ra nga *qumështi në uthull (dikush). Ra nga uthulla në qumësht (dikush) u zbut, iu ul zemërimi a inati; u shtrua, kaloi nga një gjendje e acaruar në një gjendje të qetë; u bë i ëmbël e i dashur; kund. ra nga qumështi në uthull. U derdh *vaji (e ra) në uthull. S’hahet as me *vaj e as me uthull. (Është) i rrahur (i regjur) me *vaj e me uthull (dikush). E ka gojën uthull (dikush) thotë fjalë që të therin, flet thartë; është njeri i prapë;(është) uthull e fortë (e sertë); e ka gojën thanë. E ka *spec e uthull (me dikë). I nxorën uthull nga hundët (dikujt) e munduan shumë, e sfilitën; i nxorën qumështin e nënës. Pi macja uthull! iron. thuhet me habi e tallje të lehtë kur dikush bën diçka që nuk i shkon atij, zakonisht që nuk di ta bëjë si duhet ose nuk është për moshën e tij (f. v. kur shohim që një i vogël pi duhan a raki ose bën diçka që është për të rriturit). Pi uthull! Tall. i thuhet me shpoti dikujt që nxehet menjëherë, me kuptimin “punë e madhe fort se po zemërohesh a po inatosesh, mua aq më bën, gjej mënyrën të zbutesh vetë”. (I rri) si *vaji mbi uthull (diçkaje). Uthull e fortë (e sertë) keq. njeri i egër a i ashpër; inatçor e gojëshpatë; e ka gojën uthull (dikush). *Vaj e verë e uthull bised. As *verë e as uthull. Ia veshi *këmishën me uthull (dikujt).
UTHULLAK/E,~JA f. sh. ~E, ~ET bot. (lat. Rumex acetosella) Barishte me gjethe më të vogla se të lëpjetës e mjaft të tharta; lëpjetë lepuri, uthullishte.✱Sin.: uthullishte, uthullaç…
Shfaq përkufizimin e plotë →UTHULLÁR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET bot. (lat. Rumex acetosella) Uthullishtë. ✱Sin.: uthullishte, thartore.
Shfaq përkufizimin e plotë →UTHULLÁÇ,~E mb. Që është i thartë si uthull; i thartuar. Verë uthullaçe. ✱Sin.: i thartuar, i thartë.
Shfaq përkufizimin e plotë →UTHULLÁÇ,~I m. sh. ~Ë, ~ËT bot. (lat. Rumex acetosella) Bimë barishtore, që mbin në vende të lëna djerr dhe që i ka gjethet gjatoshe si të lëpjetës, por me të vogla e mjaft të thar…
Shfaq përkufizimin e plotë →UTHULLÍC/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT bot. (lat. Rumex acetosella) Thartore. ✱Sin.: thartore, thartushë, uthullishte, uthullaçkë, uthullare.
Shfaq përkufizimin e plotë →UTHULLÍM,~I m. 1. Veprimi kur thartohet ose bëhet uthull diçka. 2. Tharti, shije e thartë. ✱Sin.: thartim, thartirë, tharti.
Shfaq përkufizimin e plotë →UTHULLÍM/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT bot. (lat. Rumex acetosella) Barishte me gjethe më të vogla se të lëpjetës e mjaft të tharta; lëpjetë lepuri, uthullishte.✱Sin.: uthullishte, uthullaç…
Shfaq përkufizimin e plotë →UTHULL/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. E bëj uthull; e bëj të thartë si uthull; e thartoj shumë. E uthulloi verën. 2. I shtie uthull; e bëj tepër të thartë. E uthulloi gjellën. ♦ Më ut…
Shfaq përkufizimin e plotë →UTHULLÓR,~E mb. Që lidhet me acidin e uthullës a me prodhimin e tij.
Shfaq përkufizimin e plotë →ÚTHULLT (i, e) mb. 1. Që është i thartë si uthull, shumë i thartë. 2. Që ka ngjyrën e uthullës. ✱Sin.: i thartë, i tharbët, ngjyruthull.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë