Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
USTALLËK,~U m., bised. 1. Mjeshtëria që ushtron ustai, puna e ustait, zanat. Di ustallëk. Mësoi (fitoi) ustallëk. I dha ustallëkun.
2. Mjeshtëri e hollë në një punë, aftësi e lartë në një profesion etj. Punë me ustallëk. Duhet ustallëk.
3. fig. Dredhi, djallëzi. Ia punoi me ustallëk.
✱Sin.: mjeshtëri, zanat, dinakëri, dredhi, djallëzi.
USTALLÉSH/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT bised. Ajo që e njeh dhe e zotëron shumë mirë mjeshtërinë e vet; e zonja dhe e aftë në punën e saj; mjeshtre. Është ustalleshë për këtë punë.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë