Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
USTÁ,~I m. sh. ~LLÁRË, ~LLÁRËT 1. Njeri që merret me një zanat a mjeshtëri, ai që ndreq dhe bën sende të përdorimit të përditshëm. Usta i vjetër (i mirë). Ustai i këpucëve (i orëve). Veglat e ustait. Çoi këpucët tek ustai. A ndreqet kjo, usta?
2. Murator. Plumbçi i ustait. Thërriti (mori) një usta. E bënë shtëpinë me ustallarë.
3. Emër me të cilin e thërriste çiraku ose shegerti mjeshtrin që e kishte marrë në punë dhe që i mësonte zanatin. E ka pasur usta. E thirri ustai. E mësoi zanatin pa usta.
4. bised. Njeri që e njeh dhe e zotëron shumë mirë mjeshtërinë e vet, njeri i zoti dhe i aftë në punën e tij; mjeshtër. Usta i mbaruar. Dorë ustai. Punë ustai. Është usta në gërshërë. E mbajnë për usta.
5. bised. Njeri i shkathët e i regjur për çdo punë; njeri që punon me dredhi. Është usta për këto punë.
✱Sin.: mjeshtër, murator, i shkathët, i regjur, dinak, dredharak.
♦ E bëri usta (dikë) shih e bëri lule (dikë). Ra në usta (dikush) ndeshi me një njeri të zotë e të fortë dhe që ia mbledh, ra me një njeri të regjur, që di ta sjellë në udhë të mirë dhe të cilit nuk ia hedh dot; gjeti ustanë; vajti djali te dhaskali. Gjeti ustanë (dikush) shih ra në usta (dikush). Usta pa mistri njeri që ka dije, por nuk ka mjetin e duhur e nuk është i aftë ta organizojë mirë punën.
USTALLÉSH/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT bised. Ajo që e njeh dhe e zotëron shumë mirë mjeshtërinë e vet; e zonja dhe e aftë në punën e saj; mjeshtre. Është ustalleshë për këtë punë.
Shfaq përkufizimin e plotë →USTALLËK,~U m., bised. 1. Mjeshtëria që ushtron ustai, puna e ustait, zanat. Di ustallëk. Mësoi (fitoi) ustallëk. I dha ustallëkun. 2. Mjeshtëri e hollë në një punë, aftësi e lartë…
Shfaq përkufizimin e plotë →USTÁT vep., ~A, ~UR kal. Zmbraps, shtyj mbrapa.
Shfaq përkufizimin e plotë →►USTÁT/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. Zmbrapsem, shtyhem mbrapa.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë