Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
USHTÚAR (i, e) mb. 1. Që është lënë për një kohë të gjatë derisa të humbasë lagështinë dhe të fitojë qëndrueshmëri e fortësi (për drurin). Dru i ushtuar.
2. fig. Që është i rrahur me jetën, i regjur; i sprovuar. Njeri i ushtuar.
3. Që është veshur e është mbajtur për mjaft kohë; i mbajtur. Rrobë e ushtuar.
4. Që është futur në furrë pasi është lyer me yndyrë. Vorbë e ushtuar.
✱Sin.: i stinuar, i mbajtur, i regjur, i sprovuar.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë