Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
ÚRTË (i, e) mb. 1. Që rri qetë dhe nuk bën zhurmë; që sillet mirë e nuk ngacmon të tjerët; që nuk shkakton shqetësime e nuk sjell ngatërresa për të tjerët, që nuk u bie në qafë të tjerëve, i butë, i shtruar; i qetë. Nxënës (fëmijë) i urtë. Vajzë e urtë. Natyrë e urtë. U bë djalë i urtë.
2. Që nuk kundërshton, që nuk bën fjalë, i bindur, i dëgjueshëm; i shtruar. Njeri i urtë. Grua (nuse) e urtë. Qengj i urtë. Kalë i urtë.
3. Që shpreh qetësi e butësi. Me sy të urtë. Shikim (vështrim) i urtë.
4. Që ka njohuri e dije të gjera, të fituara nga përvoja e gjatë e jetës, që e njeh mirë jetën; i ditur; i mençur; që mbështetet në kuptimin dhe në njohjen e thellë të diçkaje, që mbështetet në përvojën e gjatë të jetës; i menduar dhe i peshuar mirë; i pjekur, i matur. Plak (burrë) i urtë. Udhëheqëse e urtë. Vendim i urtë. Këshillë e urtë. Mendim i urtë. Fjalë e urtë (1. Proverb. 2. Shprehje e njohur me kuptim të njësishëm zakonisht të figurshëm.) Punë e urtë. Politikë e urtë.
✱Sin.: i qetë, i butë, i shtruar, i pandier, i heshtur, i pazhurmë, i bindur, i dëgjueshëm, i dëgjuar, i mbledhur, i përmbajtur, i matur, urtiplotë, natyrëbutë, paqësor, gjakbutë, gjakëmbël, fjalëpak, pambuk, i padjallëzuar, këshillëmbarë, i mbarë, i leshtë, i uruar, dede, dele, sutë, qengj, pulë, i pasherr, i ditur, i mençur, i rëndë, i mprehtë, mjekërthinjur, mjekërbardhë, i menduar, i peshuar, i pjekur, i matur, urtiplotë, i hairtë, i hairit, i mirë.
♦ Me të urtë në mënyrë të qetë, të butë e të shtruar; me forcën e fjalës e të bindjes, pa zemërim e pa britma, me mirëkuptim.
ÚRTË ndajf. 1. Qetë dhe pa zhurmë, pa ngacmuar a trazuar të tjerët, pa shkaktuar shqetësime e ngatërresa për të tjerët; me urtësi. Rri (qëndron) urtë. Sillet urtë. E pësoi se s'rrinte urtë.
2. Pa bërë kundërshtime, pa bërë fjalë.
✱Sin.: qetë, shtruar, urtësisht, urtisht, ngadalë, shtruar, rehat.
♦ Urtë e butë e plot tiganin (dikush) iron. përpiqet ta ketë mirë me të gjithë, të mos i prishë marrëdhëniet me asnjeri, që t’i shkojnë mbarë punët e veta e të nxjerrë përfitime.
URTËSÍ,~A f. 1. Sjellje e urtë dhe e shtruar, të qenët i urtë. Sillet me urtësi. Dallohet (shquhet) për urtësi. 2. Dije e thellë dhe e gjerë e fituar nga përvoja e gjatë e jetës; q…
Shfaq përkufizimin e plotë →URTËSÍM,~I m. Veprimi a gjendja kur dikush urtësohet; qetësim, zbutje.✱Sin.: zbutje, qetësim, shtrim, shtruarje, urtim, pjekje.
Shfaq përkufizimin e plotë →URTËSIMÓR,~E mb. Që shërben për të disiplinuar, korrektues. Masë urtësimore.
Shfaq përkufizimin e plotë →URTËSÍSHT ndajf. Me të urtë, me të mirë, me urtësi; urtë. Flet urtësisht. Duhet të zgjidhet urtësisht.
Shfaq përkufizimin e plotë →►URTËS/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv. 1. Bëhem i qetë dhe i shtruar në sjellje, bëhem i urtë; zbutem. U urtësuan fëmijët. 2. Fitoj dije të thella e të gjera nga përvoja e gjatë …
Shfaq përkufizimin e plotë →URTËS/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Bëj që të jetë i qetë dhe i shtruar në sjellje; zbut, shtroj. E ka urtësuar shkolla. ✱Sin.: urtoj, zbus, shtroj, mbledh, përmbledh, qetësoj, qetoj, l…
Shfaq përkufizimin e plotë →URTËSÚAR (i, e) mb. Që është urtësuar, i shtruar në sjellje, i zbutur. U futën radhë-radhë të urtësuar e të heshtur. Qytet i urtësuar.✱Sin.: i urtuar, i zbutur, i shtruar, i qetësu…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë