Fjalori
UROHEM

UR/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv., zakon. sh. Përgëzohemi me dikë duke i shprehur njëri-tjetrit një dëshirëmirë, përshëndetemi me dikë. Pinë dhe urohen. U uruan dhe u ndanë.
2. pës. e URÓJ.
Sin.: përgëzohem, përshëndetem, përshëndoshem.


Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: UROJ
UROJ

UR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. I shpreh dikujt një urim; e përgëzoj me një rast. I uroj lumturi (shëndet). I uroj rrugëmbarë. E urova me rastin e martesës.
2. I jap uratën; bekoj.

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.