Fjalori
URITH

URÍTH,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. zool. (lat. Talpa) Gjitar i vogël, me turizgjatur, me sy shumëvegjël e me qimendritshme, që jeton nën tokë.
2. fig., shar. Njeri me trup shumëvogël; mistrec.
Sin.: byr, bryth, hamurik, kërp dheu, mistrec, bisbiq, spurdhjak.


Rezultate të ngjashme

URÍTH/E,~JA f. sh. ~E, ~ET bot. (lat. Astragalus tragacantha) Shkurre e vogël me gjethe të ashpra,me gjemba e me qime, me lule të verdha ose të bardha në trajtë vileje; arithe.

Shfaq përkufizimin e plotë →

URÍT/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. Më merr uria, kam uri; urëtohem

Shfaq përkufizimin e plotë →

URÍTUR (i, e) mb. 1. Që ka a që ndien uri; që nuk ka ngrënë; i pangopur; kund. i ngopur. Fëmijë i uritur. Bishë e uritur. Ishte i uritur. Ngriheshin të uritur nga sofra.2. Që shpre…

Shfaq përkufizimin e plotë →

URÍTUR,~A (e) f. sh. ~A, ~AT (të) Ajo që ka a që ndien uri; ajo që nuk ka ngrënë për një kohë të gjatë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

URÍTUR,~I (i) m. sh. ~, ~IT (të) Ai që ka a që ndien uri; ai që nuk ka ngrënë për një kohë të gjatë; i varfër. I ngopuri s'e kujton të uriturin. (fj. u.).

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.