Fjalori
URIM

URÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur dikush uron apo urohet. Letër urimi. Mesazh urimi. Shkoi (vjen) për urim.
2. Fjalë që i thuhen dikujt për t'i shprehur një dëshirëmirë për të ardhmen; kryes. sh. përgëzimet që i bëjmë dikujt në një rast. Urimi i nënës. Urime të përzemërta. Urime për ditëlindjen. Urime me rastin e martesës. I dërgoj (i shfaq) urimet e mia.
Sin.: përgëzim, lutje, bekim, përhirim, përshëndetje, përshëndoshje, mirësi.


Rezultate të ngjashme

URIMTÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT etnogr. Ai që bën një urim, ai që e uron dikë; urues.

Shfaq përkufizimin e plotë →

URIMTÁR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET etnogr. Ajo që bën një urim, ajo që e uron dikë; uruese.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.