Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
UNIK,~E mb. 1. Që është vetëm një, që s'ka tjetër të ngjashëm me të; që takohet shumë rrallë; i vetëm. Rast unik.
2. Që është një për të gjithë, i njëjtë; i njësuar; njësor. Plan unik. Norma unike. Çmime unike. Gjuhë unike. Mendim unik. Vullnet unik. Orar unik.
3. Që del nga shkrirja e pjesëve përbërëse në një njësi të vetme, që përbën një të tërë të pandarë, i bashkuar. Shtet unik.
4. Që është përqendruar nën një drejtim të vetëm, i vetëm. Drejtim unik. Udhëheqje unike.
✱Sin.: i vetëm, i njëjtë, i njëjtësuar, njësor, i njësishëm, i njëshëm, unikal, i bashkuar, i përbashkuar.
UNIKÁL,~E mb. Që është i vetëm; unik. Vepër unikale. Monumente unikale. Vlerat unikale të martesës.✱Sin.: i vetëm, unik.
Shfaq përkufizimin e plotë →UNIKALÍTET,~I m. Të qenët i vetëm, njënjëshmëri.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë