Fjalori
ULOK

ULÓK,~E mb., bised. Që nuk ngrihet a që nuk ecën dot; që nuk lëviz dot gjymtyrët nga një sëmundje a nga pleqëria; i paralizuar. Plakë uloke. Është (mbeti) ulok. U zu ulok. Mbeç (u bëfsh) ulok! (mallk.)
Sin.: ulok galacu, i gjymtë, galamsh, i mbajtur, i paralizuar, gjytyrym.

ULOK

ULÓK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT bised. Ai që nuk ngrihet a që nuk ecën dot, ai që nuk lëviz dot gjymtyrët për shkak të një sëmundjeje ose nga pleqëria. Sëmundjet e ulokut.


Rezultate të ngjashme

ULÓK/E,~JA f. sh. ~E, ~ET bised. Ajo që nuk ecën dot; ajo që nuk lëviz dot gjymtyrët nga një sëmundje a nga pleqëria. Ulokja e mjerë vuante prej 10 vjetësh.

Shfaq përkufizimin e plotë →

ULOKËSÍ,~A f. Të qenët ulok, paralizë. Sin.: mpirje, ngrirje, paralizë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.