Fjalori
ULËT

ÚLËT (i, e) mb. 1. Që ka lartësivogël; që ndodhet në një lartësivogël nga toka ose nga një sipërfaqe tjetër; jo shumë i lartë; kund. i lartë. Kodër e ulët. Mur i ulët. Re të ulëta. Fluturim i ulët.
2.ështëposhtë se sipërfaqja e detit; pa male, fushor. Vendet e Ulëta. Tokë e ulët.
3. I vogël, i dobët etj.; i prapambetur; që nuk ështëlartësinë e duhur; kund. i lartë. Përqindje e ulët. Temperaturë e ulët. Rendiment i ulët. Çmimeulëta. Kosto e ulët. Tension i ulët (elektr.). Dritë e ulët dritë e dobët. Me nivel shkencor (teorik) të ulët.
4.mezi dëgjohet; që ështëshkallën e poshtmetingujve; kund. i lartë. Me zë të ulët. Notë e ulët.
5. I shkallës më të poshtme në një organizim shtetëror a shoqëror ose në një sistem arsimor; që ështëposhtë se diçka tjetër e një lloji me të; kund. i lartë. Organet më të ulëta. Shtresat e ulëta shtresat e gjerapopullsisëkundërvënie me shtresat e pasura. Cikli i ulët i shkollës. Dhoma e ulët parlamenti, dhoma e deputetëve (në krahasim me senatin).
6.ështëshkallën më të parëzhvillimit, i thjeshtë; kund. i lartë. Organizmaulët. Bimëulëta bimë pa kërcell, pa rrënjë e pa gjethe.
7. fig. I keq nga ana morale, i poshtër; që përmban a që ka qëllimepandershme e të pahijshme. Njeri i ulët. Sjellje e ulët. Shprehjeulëta. Qëndrim i ulët. Synimeulëta. Pazareulëta.
Sin.: fushor, i vutë, rrumaduc, i shkurtër, i thellë, i mbytur, i lirë, i pacipë, i paturp, i pafytyrë, i paturpshëm, cipëplasur, i poshtër, faqezi, i turpshëm, i pandershëm, i papëlqyeshëm, i paskrupullt, faqezi, i dobët, i lig, i keq, i fëlliqur, i qelbur, i ndyrë, i pistë, i neveritshëm, i pakarakter, i pagdhendur, leckë, rreckë, qelbanik, paçavure, qen, palaço, sorrak, i trashë, trashanik, i prapambetur, i thjeshtë, bat, i zvogëluar.


Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: UL
UL

UL vep., ~A, ~UR kal. 1. E zbres dikë a diçka nga lart poshtë, i zvogëloj lartësinë; e vë të mbështetet diku, e zbrestokë; kund. ngre, çoj. Ul flamurin. Ul aeroplanin. Ul barrën (drutë, kovën). Ul vigun (tezgën). Ul shportënshesh. Ul dorezën e telefonit. Ul fëmijën.Ul përdhe (përtokë).
2. Përkul teposhtë, anoj ose var pjerrtas; e drejtoj poshtë; kund. ngre. Ul kokën. Ul kurrizin (shpatullat). Ul vetullat. Ul duart (krahët, grushtin). Ul degët. Ul strehën e kapelës. Ul sytë (vështrimin).
3. E kaloj nga qëndrimi pingulgjendjeshtrirë; e bëjshtrihet teposhtë diçkaështë e kapur nga njëra anë, lëshoj; kund. ngre, çoj. Ul kapakun. Ul perden. Ul jakën e palltos. Ul mëngët. Ul pëlhurat Ul perden. Ul jakën e palltos. Ul mëngët. Ul pëlhurat e barkës mbledh velat.
4. E bëjrrijë; e vë të rrijë diku. E ulikarrige (në tryezë). E uliprehër. E uligjunjë. E ulikarrocë (në veturë). E uli pranë (afër) vetes.
5. E bëj më të vogël, i pakësoj madhësinë, vlerën, masën a shkallën, zvogëloj; kund. rrit; ngre. Ul temperaturën (shtypjen, trysninë). Ul ngarkesën. Ul fitilin. Ul çmimet. Ul shpenzimet (koston). Ul rrogën (pagesën). Ul qiranë. Ul shpejtësinë (ritmin). Ul prodhimin (rendimentin). Ul moshën. I ulën një notë (notën e sjelljes). Ia ulën dënimin.
6. E bëjndriçojë ose të dëgjohetpak, e bëj më të ulët, dobësoj. E uli dritën (llambën). E uli zërin. Ule pak radion!
7. I pakësoj vrullin ose shkallën e shfaqjes a të zhvillimit, e bëjbjerë, i zvogëloj forcën, madhësinë, e dobësoj. Ul forcën (vrullin). Ul ndjeshmërinë. Ul dhembjen. Ia uli inatin (zemërimin, gjakun). Ul ngarkesën. Ul temperaturën.
8. I pakësoj rëndësinë, cilësinë ose vlerën, e zbres në një shkallë më të ulët. E ka ulur stilin (mjeshtërinë). E ul nivelin e shfaqjes (e veprës).
9. E zbres një shkallëposhtëdetyrë ose në përgjegjësi. E ulëndetyrë (në përgjegjësi).
10. I cenoj vetitë morale ose i zvogëloj meritatsytë e të tjerëve; poshtëroj. Ul veten. Ul autoritetin (prestigjin). I ul nderin. E ul përparatjerëve (në sytë e botës).
Sin.: zbres, rrëzoj, lëshoj, përkul, përul, fal, anoj, var, rrëzoj, shtrij, zvogëloj, pakësoj, platis, fashis, mpak, pulis, zbus, qetësoj, shtroj, paqësoj, dobësoj, kapis, poshtëroj, përul, prozhmoj, zhburrëroj, zhburrnoj, fyej.
*Ngre e ul (dikush). Ul *bishtin (dikush) përçm. Uli *flamurin (dikush). I uli (i ftohu) *gjakrat (dikush). E uli *hundën (dikush) iron. Ia uli *hundën (dikujt). E uli *kokën (kryet) (dikush). Uli kryet (*kokën) (dikush). E uli *kurrizin (shpinën) (dikush). Përkul (ul) *mesin. Ul e ngre (dikush) thotë vazhdimishtnjëjtën gjë, s’ka muhabet tjetër, përsërit po atë gjë; ngre e ve; bjer e çohu. I uli *pendët (dikush). E uli (e rrëzoi) *përtokë (dikë a diçka). I uli *puplat (dikush). E uli (e shtroi) *qafën (zverkun) (dikush) përb. E uli (e shtroi) shpinën (*kurrizin) (dikush) përb. I uli (i vari) *veshët (dikush). E ul *zërin (për dikë a për diçka). Ia ul *zërin (dikujt). E uli (e shtroi) zverkun (*qafën) (dikush) përb.

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.