Fjalori
UJDISJE

Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: UJDIS
UJDIS

UJDÍS vep., ~A, ~UR bised. 1. kal. Ndreq, rregulloj diçkaprishur, meremetoj. Ujdisi qerren. Ujdisi sahatin. E ujdisi mirë.
2. kal. E vë diçkavendin e vet, e vë në rregull, e vë për fije; e bëjshkojërregull. Ujdisi shtëpinë (plaçkat). Ujdisi flokët. E ujdisi hapin.
3. kal. Stolis, zbukuroj. Ujdisi nusen.
4. fig., kal. E bëjshkojërregull, e ndreq. I ujdisi punët. E ujdisën me të mirë.
5. gjell., kal. I shtoj diçka një gjelle për ta bërë më të shijshme a më të mirë. Ujdis gjellën. E ujdisi me erëza.
6. fig., jokal., Merrem vesh me dikë, bieujdi. Ujdisën bashkë. Mos ujdis me të.
7. jokal., edhe fig. Shkon mirë me dikë a me diçka tjetër, përkon, përshtatet, përputhet. Ujdiste bukur (mirë). Ujdisin bashkë. Ujdis nga mosha (nga bukuria). Këto dy ngjyra ujdisin. Kanë ujdisur të dy kanë gjetur shoqi-shoqin. Nuk të ujdis ty nuk shkon për ty; s’të ka hije.
Sin.: ndreq, rregulloj, godis, kullandris, zbukuroj, nis, pispillos, ormis, përshtat, përputh, rrah.
ujdis (më piqet) *gjaku (me dikë). Ia ujdisi (ia tregoi, ia kallëzoi, ia rrëfeu) *qejfin (dikujt).

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.