Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
UJËS/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. kal. Kthej në gjendje të lëngët diçka të ngurtë a të gaztë, lëngëzoj. Ujësoj plumbin. Ujëson gazin.
2. jokal., vet. v. III. Nxjerr bula a pika të vogla uji, bulëzon nga pak, buron nga pak; kullon, nxjerr lëng (për një plagë, për bimët). Ujëson muri. Ujëson plaga. Ujësojnë pjeshkët.
✱Sin.: lëngëzoj, lëngësoj, lëngështoj, bulëzon, kullon.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë