Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
UGÁR,~I m. sh. ~E, ~ET Tokë e punuar e gatshme për të mbjellë; tokë e lënë djerr; tokë bujqësore për ta punuar e për ta mbjellë. Bëj ugar punoj tokën, lëroj. Ugari i janarit, vlaga e beharit (misri i hambarit). (prov.).
✱Sin.: djerr, djerrinë, djerrishtë, lëndinë, mazi.
♦S’hyn në ugar (dikush) keq. është kokëfortë, këmbëngul në të vetën, nuk përudhet. Si*kau në ugar (në arë).
UGARÍSHT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Ugar. Ugarishtat e fshatit.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë