Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
UDHËRRËFÝES/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Ajo që i tregon rrugën a drejtimin dikujt. Udhërrëfyese e përhershme (e sigurt). Udhërrëfyesja e jetës së re.
2. fig. Ajo a diçka që tregon rrugën për të arritur një synim. Shërben si udhërrëfyese.
3. Udhëheqëse2.
✱Sin.: prijëse, rrugëtreguese, udhëtreguese, udhëçelëse, udhëprijëse, ndriçuese.
UDHËRRËFÝES,~E mb. 1. Që shërben për t’i treguar dikujt udhën nga të kalojë. Libër udhërrëfyes. Shenjë udhërrëfyese.
2. fig. Që tregon rrugën që duhet ndjekur, që na hap rrugën drejt një qëllimi ose drejt së ardhmes; që ndihmon për të gjetur rrugën ose zgjidhjen e drejtë. Yll udhërrëfyes. Pishtar udhërrëfyes. Fill udhërrëfyes. Mësime (ide) udhërrëfyese.
UDHËRRËFÝES,~I m. sh. ~, ~IT 1. Ai që i tregon rrugën a drejtimin dikujt. Është udhërrëfyes i mirë. Ka humbur udhërrëfyesin.
2. fig. Dikush a diçka që tregon rrugën për të arritur një synim. Shërben si udhërrëfyes.
3. Udhëheqës3.
4. Libër që përshkruan bukuritë natyrore të një vendi, flet për historinë e tij etj., për ata që e vizitojnë. Udhërrëfyes për turistët.
✱Sin.: prijës, rrugëtregues, udhëtregues, udhëçelës, udhëprijës, kallauz, ndriçues.
►UDHËRRËFE/HEM jovep., ~ÉVA (u),~ÝER vetv. Paraprihet, drejtohet. Vëmendja kryesore është udhërrëfyer nga nevojat dhe interesat.
Shfaq përkufizimin e plotë →UDHËRRËF/ÉJ, vep., ~ÉVA, ~ÝER Paraprij, pararend, tregoj drejtimin.
Shfaq përkufizimin e plotë →UDHËRRËFÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Veprimi kur udhërrëfejmë, paraprirje, drejtim. Udhërrëfim për formësimin e strukturave politike. Nën udhërrëfimin e drejtpërdrejtë.
Shfaq përkufizimin e plotë →UDHËRRËFÝES,~E mb. 1. Që shërben për t’i treguar dikujt udhën nga të kalojë. Libër udhërrëfyes. Shenjë udhërrëfyese. 2. fig. Që tregon rrugën që duhet ndjekur, që na hap rrugën dre…
Shfaq përkufizimin e plotë →UDHËRRËFÝES,~I m. sh. ~, ~IT 1. Ai që i tregon rrugën a drejtimin dikujt. Është udhërrëfyes i mirë. Ka humbur udhërrëfyesin.2. fig. Dikush a diçka që tregon rrugën për të arritur n…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë