Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
►UDHËH/ÍQEM jovep., ~ÓQA (u), ~ÉQUR 1. vetv. Veproj sipas një parimi, kam diçka që më tregon udhën që duhet të ndjek në një punë, në një veprimtari etj. Udhëhiqet nga një parim i drejtë. Udhëhiqet nga një ide (nga një ideologji) përparimtare. Udhëhiqen nga interesa (nga dëshira, nga synime) të caktuara.
2. pës. e UDHËHÉQ1-3. Delegacioni udhëhiqej nga kryetari i Akademisë.
✱Sin.: prihem, drejtohem, nisem.
UDHËH/ÉQ vep., ~ÓQA, ~ÉQUR kal. 1. I tregoj dikujt rrugën duke e shoqëruar. Udhëheq alpinistët.
2. Drejtoj një organizatë, një parti, një veprimtari etj. Udhëheq sindikatën.
3. fig. I tregoj rrugën për të arritur diçka; prij. Udhëheq popullin.
4. edhe jokal. Jam në krye (në një ndeshje, në një garë etj.), kryesoj. Udhëheq klasifikimin.
✱Sin.: paraprij, drejtoj, komandoj, organizoj, administroj, qeveris.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë